Deputetja Kollçaku: U shpërblyen shërbyesit civilë në Qeveri

Aktuale

Deputetja Kollçaku: U shpërblyen shërbyesit civilë në Qeveri

Më: 17 janar 2019 Në ora: 21:35
Fatmire Mulhaxha-Kollçaku

16 mijë e 800 euro është shuma e mjeteve financiare me të cilat Zyra e Kryeministrit i shpërbleu nëpunësit e saj civilë.

Pas disa ditë pritjeje, Zyra e Kryeministrit ka konfirmuar se janë gjithsej 56 shërbyes civilë të kryeministrisë që iu dhanë nga 300 euro për festat e fundvitit.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, përmes një postimi në Facebook ka thënë se ata “shpërblehen”, sepse sipas saj, janë dëshmitarë që çdo ditë ballafaqohen me luksin që i rrethon zyrtarët politikë si pasojë e zhvatjes së buxhetit.

“Nga 300 euro "ndihmë" për 56 shërbyesit civilë në zyrën e Kryeministrit, 16.800 euro në total. Ata "shpërblehen" sepse janë dëshmitarë që çdo ditë ballafaqohen me luksin i cili rrethon zyrtarët politik si pasojë e zhvatjes së buxhetit të varfër të Kosovës. KOT. Heshtja nuk mund të blehët”, ka shkruar deputetja e VV-së.

Kujtojmë se Zyra e Kryeministrit, shpërndarjen e këtyre mjeteve financiare e ka arsyetuar si nevojë dhe ndihmë për nëpunësit civilë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat