Momenti që ndërroi historinë: Rugova ia dorëzon senatorit Dol projektin e pavarësisë së Kosovës

Aktuale

Momenti që ndërroi historinë: Rugova ia dorëzon senatorit Dol projektin e pavarësisë së Kosovës

Nga: A.ZH Më: 17 janar 2019 Në ora: 21:50
Në video shihet momenti kur presidenti Ibrahim Rugova, i kishte dorëzuar në duar projektin për pavarësinë e Kosovës, senatorit amerikan Bob Dol

Moment që ndërroi historinë e Kosovës për të ardhmen

Publicisti Xhevat Rexhaj, ka publikuar sonte një video të rrallë, e cila përshkruan një moment historik për Kosovën.

Në video shihet momenti kur presidenti Ibrahim Rugova, i kishte dorëzuar në duar projektin për pavarësinë e Kosovës, senatorit amerikan Bob Dol, përcjell Bota sot.

Rexhaj ka thënë se Amerika çliroi Kosovën dhe e ndërtoi si shtet.

Postimi i tij:

Moment që ndërroi historinë e Kosovës për të ardhmen. Në emër të popullit dhe të figurave tjera intelektuale të Kosoves Rugova i jep në duar Projektin për pavarësi z. Bob Dol në Prishtinë. Z. Bob Dol I pyet të gjithë të pranishmit se a pajtohen me këtë Projekt të Liderit të Kosovës I. Rugova, dhe në video shihet uniteti.

Të tjerat rrodhën si deshi Amerika që na cliroi dhe maroi shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat