Zaimi: Taksa duhet të vazhdojë, mos të lidhet me dialogun

Aktuale

Zaimi: Taksa duhet të vazhdojë, mos të lidhet me dialogun

Më: 17 janar 2019 Në ora: 22:19
Arbër Zaimi

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes Arbër Zaimi thotë se Qeveria duhet të vazhdojë të qëndrojë pas taksës 100 për qind për mallrat serbe dhe boshnjake.

“Mendoj se është gabim  me u lidh taksa me dialogun. Dialogu po duket që për shkak të agjendës personale dhe jo transparente të z.Thaçi mund të na ballafaqojë me të papritura që nuk i dijmë a janë të këndshme apo të pakëndshme”, tha Zaimi në emisionin ‘Pressing’.

“Duke u bazu në historinë e presidentit Thaçi mendoj se mund të jenë të pakëndshme”, shtoi ai.

“Mendoj se taksa në vetvete duhet ruajtur dhe përgëzoj për këmbënguljen AAK’në”, tha Zaimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat