Kuvendi mban seanca më 30 dhe 31 janar

Aktuale

Kuvendi mban seanca më 30 dhe 31 janar

Më: 18 janar 2019 Në ora: 06:44
Kryesia e Kuvendit, foto arkiv

(E plotësuar) - Shefi i Grupit Parlamentar të PSD’së, Dardan Sejdiu edhe njëherë ka bërë thirrje për unitet politik në vend për çështjen e dialogut me Serbinë.

Sejdiu, i cili ka refuzuar të komentojë deklaratat e djeshme të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, tha se njohja e shtetit të Kosovës do të jetë kusht për çdo marrëveshje që nënshkruhet me Serbinë.

“Unë jam deputet i Kuvendit të Kosovës. Për mua janë të rëndësishme deklaratat e zyrtarëve tonë, e jo çka thotë Vuçiqi. E njohim atë që nga vitet e 90’ta. Është e rëndësishme që ne të kemi unitet politik. Kur jemi bashkë përballë Serbisë, ia dalim mirë e mbarë. Sa i përket deklaratave e dhuratave të tij, nuk merrem me to. Në Kuvend duhet të jemi bashkë karshi kësaj sfide që po na paraqitet. Njohja është kusht për çdo marrëveshje”, ka thënë Sejdiu.

Tutje, ai ka treguar se si në mbledhjen e sotme të Kryesisë, ka ngritur dy çështje si më të rëndësishme për partinë që ai përfaqëson.

“Për ne është e rëndësishme interpelanca e Valdrin Llukës për ndërmarrjen që do të blej energji nga Countur Global. Ajo është monstrum ekonomik, që do të jetë transfer i parave të Countur Global. Kjo do të jetë rëndesë për sektorin energjetik. Në këtë kohë kemi nevojë për një shtet zhvillimor, e jo për një kompani të huaj që zhvat qytetarët”, ka thënë Sejdiu.

Hoti: Po vazhdon avazi i vjetër, po shtyhen çështjet e rëndësishme të vendit

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se fakti që seanca po fillon me 64 pika vërteton se me qëllim po shtyhen disa çështje të rëndësishme.

“Kam prit qe do të filloj avazi i vitit të kaluar ku 13 seanca kanë mbetur të hapura. 64 pika për seancën e radhës dhe kam frikë që me tendencë po zhagiten disa çështje të rëndësishme. Nuk u shqyrtua fare çështja e krizës që e ka përfshirë vendin. Këta njerëz nuk marrin asnjë përgjegjësi duke lënë në shtëpi mbi 300 mijë nxënës. Në seancën e radhës ne do të kërkojmë përgjegjësi”, tha Hoti.

Lidhur me dialogun, Hoti tha se grupi negociator i tanishëm nuk përfaqëson askënd. “Ju e dini qëndrimin e LDK-së, ky ekip negociator nuk përfaqëson askënd. Ne jemi duke dhënë kontributin tonë dhe do ta japim fjalën tonë”, pohoi Hoti, raporton EO.Lidhur me vizitën e komisionerit për Zgjerim Johannes Hahn në Kosovë, Hoti tha se duhet të pyetët kryeministri i cili ka bllokuar liberalizimin.

***

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim që seancat e radhës të mbahen një më 30 janar dhe një tjetër më 31.

Kuvendin e presin një mori shqyrtimesh të projektligjeve, votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Kosovës, poashtu buxheti i vitit 2019 ende nuk ka kaluar krejtësisht, por vetëm në lexim të parë. 

Drejtpërdrejt nga mbledhja e kryesisë së Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot mban mbledhjen e parë për vitin 2019.

Mblidhet kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot mban mbledhjen e parë për vitin 2019.

Rendi i ditës:

1.      Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

2. Rendi i ditës për Seancë plenare:

1.      Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2.      Koha për pyetje parlamentare,

3.      Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4.      Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare  në  mes  të  Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës ("MASHT")  dhe  Stitching Spark të Holandës ("SPARK")  mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë,

5.      Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-136 për ratifikimin e Marrëveshjes për Kredi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria Ag për Projektin e sistemit për largimin e ujërave të zeza për Komunën e Podujevës,

6.      Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore,

7.      Shqyrtimi i Projektligjit për  Ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave në nivel të studimeve master ndërmjet Ambasadës së Francës në Prishtinë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,

8.         Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Raiffeisen Bank International AG për Projektitn e ndërtimit të sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm për Komunën e Ferizajt,

9.      Shqyrtimi i Projektligjit  për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG në lidhje me financimin e Projektit për ndërtimin e sistemit të kanalizimit për Komunën e Shtimes,

10.  Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG si huadhënës lidhur me financimin e Projektit ndërtimi i sistemit të furnizimit me ujë për Komunën e Graçanicës,

11.  Shqyrtimi i Projektligjit  për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG në lidhje  me financimin e Projektit për ndërtimin e sistemit të ujësjellësit për Komunën e Istogut,

12.  Votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.

13.  Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,

14.  Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave.

15.  Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,

16.  Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,

17.  Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

18.  Votimi në parim i Projektligjit për peticione,

19.  Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,

20.  Votimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

21.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar,

22.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës,

23.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256,

24.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve,

25.  Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

26.  Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale

27.  Shqyrtimi i dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,

28.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,

29.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mbrojtjen e të dhënave personale,

30.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës,

31.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-090 për Sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit,

32.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2003/24 Ligji i Sportit ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për Sport,

33.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive,

34.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale,

35.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave,

36.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99,

37.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

38.  Shqyrtimi i Vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës për kthimin e Ligjit nr. 06/L-043 për Lirinë e asociimit në organizata joqeveritare,

39.  Interpelanca e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë nga GP i PSD-së, në lidhje me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës,

40.  Interpelanca e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Lluka, sipas kërkesës së kryetarit të GP-Partia Socialdemokrate, z. Dardan Sejdiu, i mbështetur edhe nga 11 deputetë, në lidhje me themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh. A/NKEC,

41.  Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

42.  Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,

43.  Votimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,

44.  Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,

45.  Votimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,

46.  Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,

47.  Votimi për Emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,

48.  Votimi për shkarkimin e z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,

49.  Votimi për emërimin e kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,

50.  Përzgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

51.  Emërimi i një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

52.  Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,

53.  Emërimi i anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas,

54.  Emërimi i anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore,

55.  Emërimi i Kryesuesit dhe të një (1) anëtari të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

56.  Emërimi i Drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

57.  Votimi për Formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala,

58.  Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2019,

59.  Votimi i kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sipas kërkesës së GP të PSD-së.

60.  Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për (2) dy anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës,

61.  Propozimi i GP të PDK-së për emërimin e anëtares në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi,

62.  Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë nënshkrues, në lidhje me të drejtat e pensionistëve kontributëdhënës,

63.  Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, në lidhje me mosekzekutimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. KI 08/09, dt. 17 dhjetor 2010, Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 04-V-799, dt. 19 mars 2014, Vendimit të Qeveris së Republikës së Kosovës, nr. 08/186, dt. 29 prill 2014 i hyrë në fuqi më 12 maj 2014 dhe të dy (2) udhëzimeve të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, nr. C-V-14-4099 dhe nr. C-V-14-4332, dt. 13 qershor 2014,

64.  Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetit Korab Sejdiu, lidhur me nevojën urgjente për vendosje të sanksioneve ekonomike (përfshirë embargon) dhe sanksioneve politike kundër Serbisë, si masë reciprociteti.  

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat