Ibrahim Kelmendi: UÇK nuk e kishte platformë bashkimin me Shqipërinë, tregon komplot i kujt ishte betimi i UÇK-së

Aktuale

Ibrahim Kelmendi: UÇK nuk e kishte platformë bashkimin me Shqipërinë, tregon komplot i kujt ishte betimi i UÇK-së

Nga: N.H Më: 18 janar 2019 Në ora: 08:55
Hashim Thaçi dhe Ibrahim Kelmendi

Njëri ndër anëtarët e Lëvizjes Popullorë, Ibrahim Kelmendi, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk e kishte platformë bashkimin me Shqipërinë.

Ai në një koment të bërë gjithashtu është deklaruar edhe për betimin e UÇK-së, për të cilën ka thënë se ishte pjesë e komplotit të ‘Hashimave’ kundër UÇK-së.

Ndërsa, një komentues ka pyetur Kelmendin se cili ishte betimi i UÇK-së sipas LPK-së, ai është përgjigjur se duhet të ketë pas shumë tekste, që e kanë përdorë në zona të ndryshme.

“Ai tekst betimi ishte pjesë e komplotit të hashimave kundër UÇK-së, sepse UÇK nuk e kishte platformë bashkimin me Shqipërinë. Nuk e di, duhet të ketë pas shumë tekste, që e kanë përdor në zona të ndryshme. Ushtria rëndom nuk cakton platforma politike, pos në raste kur bënë puçe dhe sundon si huntë ushtarae. Lëvizja, që themeloi, organizoi dhe financoi UÇK-në, kishte platformë vetëm çlirimin dhe pavarësimin shtetëror te Kosovës. Që i bie, edhe UÇK-ja luftonte për të realizuar atë platformë”, ka shkruar Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat