Geci me apel urgjent për Veselin, Haradinajn, Mustafën, Limajn dhe Kurtin - Bota Sot
Geci me apel urgjent për Veselin, Haradinajn, Mustafën, Limajn dhe Kurtin

Aktuale

Geci me apel urgjent për Veselin, Haradinajn, Mustafën, Limajn dhe Kurtin

Nga: N.Sh Më: 18 janar 2019 Në ora: 09:41
Vëllezërit Geci

Halil Geci, njëri prej shtatë vëllezërve Geci nga Llausha e Skenderajt, u ka bërë apel urgjent krerëve të partive politike në Kosovë, që të shkarkojnë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin apo “polarin”, siç e quan ai.

Ai thotë se, nëse e duan Kosovën atëherë duhet të bëhen bashkë dhe të shkarkojnë Thaçin, transmeton gazeta “Bota sot”.

Geci thekson se nëse vërtetë janë kundër ndarjes së Kosovës, atëherë duhet të veprojnë sa më shpejt për të ndalur “turrin e tradhtarit të kombit, Hashim Thaçit”.

Sipas Gecit, nëse nuk ndalet Thaçi, ai së bashku me Edi Ramën do ta ndajnë Kosovën, ndërsa pjesën e mbetur të Kosovës, Rama do të ia bashkon Shqipërisë.

Ja postimi i plotë i Halil Gecit:

Apel urgjent

Kadri. Ramush, Isa, Lima, Albin,

bëhuni bashkë e shkarkone polarin nëse e doni Kosovën ashtu si thoni.

Nese me te vertet nuk jeni kundër ndarjes veproni sa ma shpejt qe është e mundur,pozit,dhe opozit ndaljani turrin tradhëtarit te kombit Hashim polarit dhe shpëtoni ndarjen tashmë e dishme per te gjithë.

Qeveria e Ramushit deri me sot e gjeti formulen që permes takses 100% ti ndal bisedimet.

Hapi i parë i Kadris dhe Ramushit dha rezultate.

Hapi i dyt bashkoni votat per shkarkimin e tij urgjent nga politika.

Nese jo dinakria e Rames dhe Hashimit perfundoji me ndarje,dhe pjesen e mbetur të Kosovës Rama po pregatitet per tia bashkuar Shqipëris.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...