Stomatologet kërkojnë punësim në institucionet shtetërore - Bota Sot
Stomatologet kërkojnë punësim në institucionet shtetërore

Aktuale

Stomatologet kërkojnë punësim në institucionet shtetërore

Më: 18 janar 2019 Në ora: 12:44
Stomatologet

Pamundësia për të gjetur një punë në institucionet shtetërore, pas shkollimit 24 vjeçar për Stomatologji ka bërë që dhjetëra specialistë të kësaj dege të protestojnë para objektit të ministrisë së Shëndetësisë për të kërkuar një zgjidhje.

Specialistja e Stomatologjisë, Mirjeta Berisha është shprehur se gjendja e tyre është e mjerueshme. Siç thotë ajo, është turp që gjithë këta specialistë me 24 vite shkollë të mbesin pa punë dhe të sillen rrugëve.

Ajo paralajmëroi se do të vazhdojnë me protesta derisa të realizohet qëllimi i tyre.

Berisha: Ne jemi pjesë  e këtij vendi, duam zgjidhje

“Ne jemi të frustruar, nëse nuk bëhet një zgjidhje atëherë do të shkojmë me rrugë të tjera, kështu ju lutem të punoni. Ata që janë përgjegjës, sidomos komisioni për shëndetësi, le të vlerësoj rastin dhe të dalin me një vlerësim të përgjithshëm... ne nuk do të ndalemi ne do të kërkojmë që të realizohet qëllimi ynë. Është shumë diskriminuese, gjithë këto vite shkollim ne të diskriminohemi kur ne kërkojmë takime të njëpasnjëshme, kemi dërguar dhe peticione dhe thirrje, kërkesë për takim nuk na kanë pranuar në Parlamentin e Kosovës, ne jemi pjesë e këtij vendi duam zgjidhje”, tha ajo.

Ndërsa këshilltarë të ministrit së Shëndetësisë Uran Ismaili, kanë pritur disa nga përfaqësuesit e kësaj proteste..

Pas takimit, specialistja Mirjeta Berisha tha se marr premtime që çështja e tyre do të zgjidhet. Mirëpo, përkundër kësaj, ajo theksoi se kërkesat e tyre po hasin në pengesa administrative. 

Ajo shtoi se po presin që të  procedohet buxheti në mënyrë që të gjendet edhe një zgjidhje për ta.

Berisha: Po presim pas procedimit të buxhetit

“Pas takimit që kishim me këshilltarët  e ministrit, kemi premtime që është duke u punuar intesivisht në këtë çështje, por janë dhe akterë tjerë,  pengesa tjera që  që nuk lejon disa ndryshime, jo administrative shumë procedura të tjera që duhet të merren me këtë çështje. Kështu që do të presim pas procedimit të buxhetit, sepse është kërkesa për procedim të që ne të kemi të drejtë të financohemi nëse veç inkuadrohemi në institucioneve. Atëherë kisha dashtë me ju bërë një thirrje deputetëve  të zgjedhurit nga ne që të vendosin drejtë ndaj kësaj çështje. Të përkrahin ministrin në këtë aspekt, se ai është i interesuar për gjetjen e një zgjidhje për ne” u shpreh përfaqësuesja e specialistëve.

Nga ministria e Shëndetësisë, Faik Hoti  përmendi një alternativë si zgjidhje e mundshme e këtij shqetësimi.

Njëra ndër zgjidhjet ai shprehet se të gjitha poliklinikat stomatologjike që janë në menaxhim të komunave të kalojnë në kompetencat e Ministrisë. Sipas tij këtë mënyrë do t’iu hapet rruga specialistëve që të punësohen.

Hoti: Ministria është duke punuar për të gjetur një zgjidhje

“Ministria e Shëndetësisë është duke punuar intensivisht që të bëjë një zgjidhje dhe të krijoj kushte sa më të mira që këta profesionist shëndetësor të jenë pjesë e sistemit publik shëndetësor. Ideja është që poliklinikat stomatologjike që janë në menaxhim të komunave, në të ardhmen të kalojnë në menaxhim të ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Meqë çka do të hapet rruga që këta specialist të inkuadrohet dhe të japin shërbime për popullin. Natyrisht kjo çështje është e lidhur dhe me buxhetin dhe pas 31 janarit, kur pritët të votohet për buxhetin e Republikës së Kosovës, ministria do të analizoj gjitha mundësitë financiare”, deklaroi Hoti.

Megjithatë stomatologët nuk u shprehen aspak optimistë pavarësisht këtij takimi. Ata u shprehen se janë lodhur nga premtimet../E.Zeqiri

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...