Memorandum Mirëkuptimi mes MASHT dhe British Council për Programin për Shkollat e Shekullit 21 - Bota Sot
Memorandum Mirëkuptimi mes MASHT dhe British Council për Programin për Shkollat e Shekullit 21

Aktuale

Memorandum Mirëkuptimi mes MASHT dhe British Council për Programin për Shkollat e Shekullit 21

Më: 18 janar 2019 Në ora: 12:49
Shyqiri Bytyqi dhe drejtori ekzekutiv i British Council

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe drejtori ekzekutiv i British Council për Kosovë dhe Shqipëri, Angus Bjarnason, kanë nënshkruar sot Memorandum Mirëkuptimi për Programin për Shkollat e Shekullit 21, i cili synon përmirësimin e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët në Ballkanin Perëndimor.

Ky program, i cili u zbatua me sukses si program pilot gjatë vitit 2017, ka për qëllim inkuadrimin e qasjes inovative në pajisjen e nxënësve nga mosha 10-15 vjeçare me shkathtësi për mendimin kritik dhe zgjidhjen e problemeve përmes kodimit praktik dhe programimit fizik.

Përmes këtij programi, udhëheqësit e shkollave do të kuptojnë dhe do të jenë në gjendje të mbështesin inkuadrimin e metodave të reja dhe inovative të mësimdhënies, si dhe do t’i motivojnë mësimdhënësit për t’i zbatuar ato në klasa.

Ndërsa, nga zbatimi i këtyre metodave nga ana e mësimdhënësve, nxënësit do të fitojnë shkathtësi të reja, që përveç tjerash, do të rrisin aftësitë e tyre për të punuar në ekip, duke ju siguruar atyre edhe mundësi më të mira të punësimit në të ardhmen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...