Sejdiu kritikon punën e VV-së dhe LDK-së në komisione: Shumë zhurmë për asgjë - Bota Sot
Sejdiu kritikon punën e VV-së dhe LDK-së në komisione: Shumë zhurmë për asgjë

Aktuale

Sejdiu kritikon punën e VV-së dhe LDK-së në komisione: Shumë zhurmë për asgjë

Më: 18 janar 2019 Në ora: 14:03
Dardan Sejdiu

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së Dardan Sejdiu ka bërë një krahasim ndërmjet komisioneve hetimore parlamentare me të cilat ka udhëhequr kjo parti, dhe me ato të drejtuara nga dy partitë më të mëdha opozitare, Vetëvendosje dhe LDK-ja.

Sipas Sejdiut, komisioni i drejtuar nga ai ka treguar rezultat dukshëm më të mirë se dy komisionet e tjera të VV-së dhe LDK-së.

Ai kështu ka vazhduar kritikat dhe akuzat që tash e sa kohë po shkëmbehen mes këtyre dy blloqeve opozitare.

Ja postimi i plotë i Sejdiut:

Janë disa komisione hetimore parlamentare, që janë inicuar në sesionin e kaluar të Kuvendit. Të rëndësishëm për nga përgjegjësia dhe detyrat, jo të gjithë kanë rezultatet e njëjta:

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës (udhëhequr nga PSD). Ky komision e ka filluar punën në qershor të vitit 2018 dhe e ka përfunduar punën e vet para skadimit të mandatit të përcaktuar me ligj. Punë e rregullt, efikase dhe me rezultat. Për këtë, si kryetar i komisionit, falënderoj të gjithë anëtarët e komisionit dhe stafin e administratës së komisionit. Sot, në mbledhjen e Kryesisë u vendos që ky raport të jetë për seancën plenare të rradhës.

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq (udhëhequr nga LV), konkretisht nga deputeti Xhelal Sveçla, i cili përtej muhabeteve, prononcimeve për të bërë spektakël, nuk arriti ta përfundojë punën e vet. Sot kërkuan, pas 6 muaj zhurme, kundërligjshëm vazhdimin e mandatit të këtij komisioni, duke u munduar ta arsyetojnë mungesën e punës.

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me emërimet e shërbyeseve të lartë civilë në Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës (udhëhequr nga LDK). Ky komision, ishte iniciativë e deputetes Mimoza Kusari-Lila dhe e imja! Me propozimin e LDK-së, menjeherë pas ngritjes së komisionit, LDK e ndërroi deputeten znj. Mimoza Kusari-Lila me deputeten tjetër znj. Lirije Kajtazi. Edhe ky komision nuk ishte në gjendje ta bëjë punën e vet, të përcaktuar me ligj. Ndonëse tema e emërimeve është jashtëzakonisht problematike!

Shumë zhurmë për asgjë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...