Kryeministri kërkon uljen e pagës së tij, rritje për të gjithë sektorët tjerë

Aktuale

Kryeministri kërkon uljen e pagës së tij, rritje për të gjithë sektorët tjerë

Nga: K.M Më: 18 janar 2019 Në ora: 14:46
Ramush Haradinaj

Kryeministri Haradinaj, sot ka qenë me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Mitrovicë nga ku ka folur ndër të tjera edhe për grevën në shëndetësi dhe arsim.

Haradinaj ka thënë se “E di qe shëndetësia e arsimi janë në grevë, jam i vetëdijshëm, i shoh çdo ditë e lexoj, por me votimin e ligjit për pagat kam kërkuar nga ata që e bëjnë ligjin me e ulë vetëm një pagë, atë të kryeministrit, kam kërkuar që krejt sektorëve t’u rriten pagat përveç kryeministrit”.

Vlenë të theksohet se tash e një muaj në grevë janë sektori I shëndetsisë ku disa janë terhequr por ende vazhdojnë kirurgët të cilët po kërkojnë që pagat e tyre të jenë në nivel me prokurorët dhe gjyqtarët. Ndërkohë së fundi në greve janë edhe sistemi arsimorë I Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat