Deputeti i LDK-së i jep këshilla Haradinajt pa pare

Aktuale

Deputeti i LDK-së i jep këshilla Haradinajt pa pare

Nga: A.M. Më: 18 janar 2019 Në ora: 18:50
Ramush Haradinaj dhe Haxhi Avdyli

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli i ka dhënë  disa këshilla kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj pa pagesë.

Këto shkrime ia ka dhënë kryeministrit përmes një postimi në Facebook, disa nga këshillat Avdylit janë ulja e pagave të kryeministrit e kabinetit të tij, si dhe dorëheqja e tij.

Postimi i plotë:

Derisa 35 këshilltarët si duket po e këshillojnë KM se mirë është puna dhe krejt Kosova po e adhuron, këto këshilla pa pare ia kisha dhënë Ramush Haradinajt për ta nxjerrë Kosovën nga lëmshi me grevat për pagat :

1. Ulje pagës së Kryeministrit ,Ministrave, zv.ministrave , këshilltarëve etj në nivelin e mëparshëm,

2. Kërkim falje për këtē rritje arbitrare të pagave për veten dhe mundesisht ti rikthehen ato mjete buxhetit.

3. Miratimi sa më shpejtë i Ligjit për paga duke marrë parasysh kërkesat për rritje 30% të kuotës për arsim dhe shëndetësi , me rrezik edhe të falimentimin e Buxhetit,

4. Dështimi i Ligjit dhe rifillimi nga e para e dialogut social duke adresuar kêrkesat e grevistëve,

5. Dorëheqje e Kryeministrit dhe shpërbërje e Kuvendit, duke ia lënē kētê punë një Qeverie të përgjegjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat