Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu i është kundërpërgjigjur deputetes së LDK-së Vjosa Osmani e cila e akuzoi PDK-në se e ka në ADN tradhëtinë e partnerëve të koalicionit, përcjellë "Bota sot".
Musliu vlerëson se harmonia partiake e LDK-së e cila po përpiqet ta shesë në publik është vetëm një përrallë.
Postimi i plotë:
Kur jemi të ADN-ja e Partive dhe përrallat e LDK-së
E vërteta dhemb, por nga këndvështrimi afatgjatë është opsioni më i mirë për të reflektuar mbi vehtën.
ADN e PDK-së:
-Fitore të vazhdueshme
-Atdhedashuri dhe shtetndërtim
-Shtyrje përpara e agjendës për zhvillim
Çdo partner koalicioni i PDK-së që paralizohet nga frika dhe mendon se i shijon katër vite pushtet pa treguar asnjë rezultat gabon shumë.
Kjo nuk është tradhti, kjo është konsekuencë që e pret secilin.
Racionaliteti pastaj është përgjigja që merr LDK në ditën e zgjedhjeve, si rezultat i mendjemadhësisë dhe i prepotencës në raport me secilin qytetar të vendit i cili nuk ju beson përrallave LDK-iste.
„Harmonia“ brenda LDK-së është përralla më e re që kjo parti përpiqet ti servoj opinionit.