Takimi Bajrami e Konsulli Hungarez, teme diskutimi çështjet aktuale ne vend dhe rajon

Aktuale

Takimi Bajrami e Konsulli Hungarez, teme diskutimi çështjet aktuale ne vend dhe rajon

Më: 18 janar 2019 Në ora: 20:08
Pamje nga takimi

Në vazhdën e takimeve me ambasadoret dhe përfaqësuesit e  ambasadave të huaja në Kosovë, sot Valdete Bajrami, ish shefja e grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, aktualisht shefe e kabinetit në zyrën e zv/kryeministrit Limaj, u takua me Konsullin e ambasadës Hungareze në Kosovë Bela Boziski.

Temë e këtij takimi ishin rrethanat aktuale në Kosovë dhe rajon, siç janë Bisedimet Kosovë-Serbi, si dhe ndryshimi i emrit të Maqedonisë në atë Maqedoni Veriore.

Gjatë këtij takimi në diskutim e sipër, Konsulli Hungarez Bozinski ishte i interesuar rreth pritjeve tonë si delegacion shtetëror, se sa presim nga ky proces i dialogimit mes dy vendeve, Kosove-Serbi, Valdete Bajrami ka  ripërsëritur qëndrimin e Zv/kryeministrit njëherësh bashke kryesuesin e delegacionit të Kosovës Fatmir Limaj, duke thënë se: “ Ashtu siç e ka potencuar z.Limaj disa here, nga ky dialogë presim që të mbyllen tema te rëndësishme njëherë e përgjithmonë mes Kosovës dhe Serbisë dhe si rezultat i bisedimeve të bindim jo vetëm pese vendet e BE-së në njohjen e shtetit të Kosovës, por po ashtu edhe vete Serbinë”, ka cituar Bajrami.

Matej, konsulli Boziski ishte interesuar të kuptonte edhe qëndrimin e z.Limaj rreth ndryshimeve kushtetuese të Maqedonisë, e cila para pak ditësh nga marrëveshja e Prespës doli me ndryshimin e emrit në atë Maqedonia Veriore.

Po ashtu Bajrami, u shpreh ne një linjë me liderin e partisë Nisma  nga e cila vjen edhe vet ajo, duke thënë që;

” Menjëherë pas ndryshimit të emrit të Maqedonisë, z.Limaj ka dal me një deklaratë, jo veç për medie por edhe në llogarinë e tij tëiter, i cili ka përshëndetur dhe uruar shtetin fqinjë për këtë marrëveshje me Greqinë, dhe se kjo marrëveshje i ka hapur rrugë Maqedonisë Veriore drejt anëtarësimit më të lehtë dhe më të shpejtë në BE dhe NATO, veç tjrash, kjo marrëveshje ka kontribuar jashtëzakonisht shume edhe ne stabilitetin e vendeve ne rajon”

Përfaqësuesit e ambasadës Hungareze nga ky takim shprehen se Hungaria do ti jep mbështetje Kosovës ashtu si në vazhdimësi në procesin e dialogut me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat