Ministri i Arsimit: Do të urdhëroj kompensimin e orëve të humbura të mësimit nga greva - Bota Sot
Ministri i Arsimit: Do të urdhëroj kompensimin e orëve të humbura të mësimit nga greva

Aktuale

Ministri i Arsimit: Do të urdhëroj kompensimin e orëve të humbura të mësimit nga greva

Më: 18 janar 2019 Në ora: 20:15
Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në emisionin Info Magazine, bëri të ditur se “Do të urdhëroi që orët e humbura nga greva  të kompensohen. Ky vendim do të mbikqyret nga gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit”.

I pari i arsimit tha me këtë rast se “Edhe pse ligji për greva nuk obligon kompensimin e orëve, nuk jemi të interesuar që të dëmtohen nxënësit dhe procesi mësimor”.

Bytyqi ftoi grevistët që ta ndërpresin grevën dhe të ulën së bashku për ta gjetur një zgjidhje deri më datën 31 janar, kur edhe do të bëhet votimi i Projektbuxhetit.

Ai shprehet i bindur se deri atëherë mund ta mbyllin këtë çështje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...