Haradinaj kërkon t’i zbritet paga, reagon Hykmete Bajrami

Aktuale

Haradinaj kërkon t’i zbritet paga, reagon Hykmete Bajrami

Më: 18 janar 2019 Në ora: 20:15
Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit Ramush Haradinaj, që tha se ka kërkuar t’i zbritet paga.

Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit Ramush Haradinaj, që tha se ka kërkuar t’i zbritet paga. Bajrami, ka thënë se me Draft-Ligjin që deputetët kanë marrë nga Qeveria, nuk i zbritet paga askujt.

Ka bashkëngjitur për këtë si dëshmi, edhe Nenin 27 të këtij Draft-Ligji, pjesë e Kapitullit XI.

Ky është postimi i plotë në Facebook:

Greve ne arsim, greve ne shëndetësi, greve ne Trepçe, greve ne administrate.

Krejt sektori publik ne greve.

– Kush po punon?

– Sektori privat.

– Kush po e mbushe arken e shtetit?

– Tatimet dhe taksat nga sektori privat (Qeveria ka rrite numrin e inspektoreve).

– A ka greve ne sektorin privat?

– Jo

“Keshtu lulezon ekonomia”

Te nderuar greviste,

Asnjehere nuk kam perkrahe ngritjen e pagave qe nuk eshte bazuar ne rritjen ekonomike, i takoj partise e cila kete çeshtje e ka rregullu me Ligj, megjithate keto dite jam me juve, sepse e di pse keni hy ne greve. Te gjitha keto greva origjinen e kane te dyfishimi i pagave ne Kabinetin Qeveritar dhe draft Ligji per Pagat qe i betonon ato tutje.

Ju bej thirrje qe te mos dorezoheni! Nese pagat e juaja nuk ngriten atehere le te zbriten pagat e politikaneve.

Me draft Ligjin qe ka ardhe nga Qeveria ne Kuvend, nuk i zbritet paga askujt dhe per kete ja ku i keni deshmite:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat