Beqiri i përgjigjet Skënder Hysenit: Qytetari na caktoi vendin në opozitë, po rrimë këtu - Bota Sot
Beqiri i përgjigjet Skënder Hysenit: Qytetari na caktoi vendin në opozitë, po rrimë këtu

Aktuale

Beqiri i përgjigjet Skënder Hysenit: Qytetari na caktoi vendin në opozitë, po rrimë këtu

Më: 18 janar 2019 Në ora: 21:59
Ismet Beqiri

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se vota e qytetarëve i ka caktuar vendin në Opozitë LDK-së dhe për këtë arsye ky subjekt nuk i bashkohet dialogut.

Beqiri, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini i është përgjigjur bashkë-partiakut të tij, Skënder Hysenit i cili kishte deklaruar subjektet duhet të përfaqësohen në dialog në bazë të peshës së votës.

“Pikërisht pse LDK-së ia ka caktuar vendin qytetari, ne ashtu po veprojmë. Qytetari na ka caktuar vendin në opozitë. Ne mundemi me pas dëshirë të jemi në pushtet. Secili subjekt e dëshiron pushtetin…”.

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së ka thënë se për LDK-në ekipi negociator nuk është i nevojshëm dhe se ata vetëm “po ia barin letrat Thaçit”.

Beqiri ka lëshuar kritika edhe ndaj subjekteve të koalicionit qeverisës, pasi ato po e akuzojnë LDK-në se ka bërë Thaçin president.

“Ne sot shprehim gatishmërinë tonë të votojmë rrëzimin e Presidentit. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ata që edhe me gaz lotsjellës kanë penguar votimin e Presidentit, po flasë për AAK-në dhe NISMA-n, të cilëve sot ky [Thaçi] u është bërë i mirë”, tha ndër të tjera Ismet Beqiri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...