Vllasi, Veselit: Mos i përcjell gabimisht udhëzimet e miqve të Kosovës tek populli

Aktuale

Vllasi, Veselit: Mos i përcjell gabimisht udhëzimet e miqve të Kosovës tek populli

Nga: Bota sot Më: 18 janar 2019 Në ora: 22:07
Kadri Veseli

Naser Vllasi, ish-komandant i njësisë “Cobra” të UÇK-së në Koshare, i ka kërkuar kryeparlamentarit Kadri Veseli, që të mos i përcjell gabimisht udhëzimet e miqve ndërkombëtarë të Kosovës, në lidhje me taksën e vendosur ndaj Serbisë.

Në një postim në Facebook, Vllasi ka thënë se Qeveria duhet të marrë rolin e saj dhe të përpilojë strategjinë për heqjen e përkohshme të taksës siç ka sugjeruar ambasadori amerikan.

“Ndoshta dikujt në Kosovë i konvenon që taksa të hiqet dhe mos të vendoset më shkaku i interesave personale”, ka shkruar ai.

Reagimi i Vllasit, vie pas deklaratës së Kadri Veselit, i cili ka thënë se miqtë ndërkombëtarë, kanë kërkuar që të hiqet taksa dhe t’i jepet një mundësi procesit të dialogut me Serbinë.

Reagimi i plotë i Naser Vllasit:

Baci Kadri po thotë se ka një kërkesë nga ndërkombëtarët dhe miqtë tanë Amerikan që ta heqim taksen dhe ti ipet një mundësi procesit të dialogut, me qëllim të përafrimit të zgjidhjes së problemit me Serbinë.....Mirë pra, sa po i besoni ju që Amerika na parashtron kerkesa, ajo në fakt na sugjeron, propozon dhe na detyron për të mirën tonë. E Baci Kadri duhet me e kry detyrën e Kryekuvendarit, e në fakt Qeveria Haradinaj është ajo që duhet të merr rolin e vet pa ndërhyrje dhe të perpilojë strategjinë dhe ta perdor si vegel për heqjen e përkohshme të taksës siç ka sugjeruar Ambasadori Amerikan. Mos i percjellni gabimisht udhëzimet e miqve tek opinjoni i gjerë, kinse taksa te hiqet pa kushte! Ndoshta dikujt në Kosovë i konvenon që taksa të hiqet dhe mos të vendoset më shkaku i interesave personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat