Veseli, Haradinaj e Kosnett të martën diskutojnë për taksën

Aktuale

Veseli, Haradinaj e Kosnett të martën diskutojnë për taksën

Më: 19 janar 2019 Në ora: 09:16
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vazhdojnë të mos e ndërrojnë qëndrimin rreth taksës së vendosur ndaj produkteve serbe.

Ambasada Amerikane në Prishtinë kanë thënë se SHBA-ja në vazhdimësi ka apeluar tek udhëheqësia kosovaree Kosovës që ta largojë tarifën e vendosur para dy muajve.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar në një takim të përbashkët ambasadorin amerikan në Kosovë Philip Kosnett dhe kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn për të diskutuar rreth taksës 100 për qind të vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, para pak ditësh paralajmëroi një takim të tillë, por ndonëse nuk tregoi ndonjë datë të saktë burime të “Zëri” brenda Kuvendit të Kosovës kanë bërë të ditur se takimi në fjalë është vendosur të mbahet të martën e javës që vjen (22 janar).

Në këtë takim, pos taksës, do të bisedohet edhe rreth zhvillimeve të tjera aktuale në Kosovë. “Do të flasin për zhvillimet e fundit, për koordinimin e përbashkët, bashkëpunimin gjatë komplet vitit dhe sigurisht brenda këtyre që i diskutojnë është edhe çështja e taksës”, kanë thënë burimet teksa kanë konfirmuar se takimi është caktuar për të martën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat