LDK reagon ndaj ofendimeve që iu bënë Vjosa Osmanit nga këshilltari i Veselit

Aktuale

LDK reagon ndaj ofendimeve që iu bënë Vjosa Osmanit nga këshilltari i Veselit

Nga: D.RR Më: 19 janar 2019 Në ora: 10:30
Kadri Veseli dhe Vjosa Osmani

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një reagimi publik ka kërkuar që këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli, Blerim Latifi të mos jetë më pjesë e stafit të Kuvendit të Kosovës.

Kjo për shkak se Latifi ofendoi Vjosa Osmanin duke e quajtur fashiste, përcjellë “Bota sot”.

Reagimi i plotë:

 Sot njëri nga këshilltarët e z.Veseli ka fyer një deputete të LDK-së, znj.Vjosa Osmani, për deklaratat që ajo ka bërë në një përgjigje qëi ka dhënë z.Veseli. Pëgjegjësinë për debatin dhe fjalorin e përdorur nga deputet ndaj njëri tjetrit në Kuvend dhe jashtë Kuvendit e marrin vetë deputetët. Në mes tyre nuk mund të ndërhyjë një zyrtar i Kuvendit. Kjo sjellje e këtij këshilltari është e pa pranueshme. Z.Veseli duhet të distancohet nga ai këshilltar dhe të ndërmarrë masa ndaj tij duke e larguar nga Kuvendi. Nuk mundet asnjë zyrtar i Kuvendit të fyej një deputet. Ai person nuk mund të jetë më staf i Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat