Dy ushtarë të Kosovës ndalohen në kufi nga Serbia, reagon ashpër kryeministri Haradinaj

Aktuale

Dy ushtarë të Kosovës ndalohen në kufi nga Serbia, reagon ashpër kryeministri Haradinaj

Nga: D.RR Më: 19 janar 2019 Në ora: 10:39
FSK

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sot në vendkalimin kufitar shtetëror në Jarinjë, nga autoritetet serbe janë ndaluar Alen dhe Anel Ujkanovic, pjesëtarë të FSK-së, transmeton "Bota sot".

Haradinaj thotë se rast si ky kujton kohën e Millosheviqit, i cili si duket ende jeton tek fqinji ynë verior.

Postimi i plotë:

Në vazhdën e presioneve dhe persekutimeve çnjerëzore ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së, sot në vendkalimin kufitar shtetëror në Jarinjë, nga autoritetet serbe janë ndaluar Alen dhe Anel Ujkanovic. Ndalimi i tyre është tërësisht i papranueshëm dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre. Rastet si ky, popullit të Kosovës i kujtojnë kohën dhe regjimin e Milloshevicit, i cili si duket ende jeton tek fqinji ynë Verior.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat