Pacolli fton BE-në që të reagoi kundër kërcënimeve të Serbisë

Aktuale

Pacolli fton BE-në që të reagoi kundër kërcënimeve të Serbisë

Më: 19 janar 2019 Në ora: 11:19
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndalimit të dy pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë nga komuniteti serb, duke thënë se dënon në mënyrën më të fuqishme kërcënimet e autoriteteve të Beogradit për t’i bojkotuar institucionet e Kosovës.

“Sapo u informova se dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë nga Komuniteti serb janë ndaluar nga policia serbe. Dënoj në mënyrën më të fuqishme frikësimin e serbëve të Kosovës nga autoritet e Beogradit, kërcënime këto ndaj tyre për t’i bojkotuar Institucionet e Kosovës.  Ftoj BE-në që të reagojë menjëherë”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat