Qeveria thotë se ndalimi i pjesëtarëve të FSK-së nga Beogradi tregon se Serbia e meriton taksën

Aktuale

Qeveria thotë se ndalimi i pjesëtarëve të FSK-së nga Beogradi tregon se Serbia e meriton taksën

Më: 19 janar 2019 Në ora: 12:11
Burim Ramdani

Ndalimi i dy pjesëtarëve të Ushtrisë së Kosovës nga Serbia në Jarinjë është një verpim që tregon se pse taksa e vendosur ndaj Serbisë nga Qeveria e Kosovës është një vendim që Beogradi e meriton.Kështu thotë zëvëndësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani.

Sot në pikë kalimin kufitar në Jarinjë autoritetet serbe kanë ndaluar dy pjesëtarët e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, Anel dhe Alen Ujkanovic.

Për zëvendësministrin e Mbrojtjes, Burim Ramdanin, këto veprime tregojnë se kush është Aleksander Vuçiqi dhe Bashkimi Evropian duhet ta kuptoj se pse vendosja e taksës është një vendim i duhur.

“Kërkoj që bashkësia ndërkombëtare t'ia bëjë të qartë Serbisë se këto politika johumane duhet të mos përsëriten kurrë. Dhe, në të njëjtën kohë, bashkësia ndërkombëtare të kuptojë kush është Vuçiqi dhe pse taksa është diçka krejtësisht e merituar”, ka thënë Ramadani në një prononcim.

Ramadani thotë se për këto veprime të papranueshme dhe johumane të Serbisë kanë njoftuar vazhdimisht NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

“Torturat ndaj pjesëtarëve të FSK-së tregojnë edhe njëherë politikën johumane të Serbisë. Ne vazhdimisht kemi njoftuar të gjithë partnerët ndërkombëtarë, NATO-n dhe BE-në për këto veprime të papranueshme dhe johumane të Serbisë”, ka thënë ai

Ramadani thotë se për këto veprime të Serbisë kërkojnë një reagim të fuqishëm ndërkomëbtar.

“Ne ndihemi keq për këtë qasje agresive të Serbisë dhe kërkojmë reagimin ndërkombëtar sa më të fusiqshëm. Pramanedoni po të ndodhin këso veprimesh demokratike. Këto veprime janë argumente të mjaftueshme për të ngritur reagimet më të larta ndërkombëtare”, ka shtuar zëvëndësiministri i Mbrojtjes.

Për këtë ka reaguar sot edhe kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se këto veprime të autoriteteve serbe janë të papranueshme dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të ushtarëve të Republikës së Kosovës.

“Në vazhdën e presioneve dhe persekutimeve çnjerëzore ndaj pjesëtarëve të FSK-së të komuniteteve jo-shumicë, sot në vendkalimin kufitar shtetëror në Jarinjë, nga autoritetet serbe janë ndaluar Alen dhe Anel Ujkanovic. Ndalimi i tyre është tërësisht i papranueshëm dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre. Rastet si ky, popullit të Kosovës i kujtojnë kohën dhe regjimin e Milloshevicit, i cili si duket ende jeton tek fqinji ynë Verior”, ka shkruar Haradinaj.

Serbia ka kundërshtuar vazhdimisht krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Autorietete serbe kanë bërë vazhdimisht presion tek pjesëtarët e komunitetit serb që të largohen dhe të mos jenë pjesë e kësaj force.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat