Nitaj: Dyshoj se këta të sindikatës së arsimit e përfaqësojnë arsimin

Aktuale

Nitaj: Dyshoj se këta të sindikatës së arsimit e përfaqësojnë arsimin

Nga: A.M. Më: 19 janar 2019 Në ora: 13:22
Muharrem Nitaj

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka reaguar pas grevës së mësimdhënëseve në vend.

Ai përmes një postimi në Facebook është shprehur se “kurrë nuk është mjaft për arsimin e as për pagat e tyre, por punëtorët e arsimit në Kosovë nuk janë as për një grimcë më keq se sa punëtorët e sektorëve të tjerë publik”.

Postimi i plotë:

Dyshoj se këta të sindikatës së arsimit e përfaqësojnë arsimin. Realisht arsimi as që ka sindikatë. I ka disa njerëz që në emër të arsimit flasin e arsimimi i tyre lë shumë mangut!

Prej se i mbaj mend, në çdo fillimviti, këta kërcënojnë me greva dhe gjithmonë kërkojnë pare.

Kurrë nuk është mjaft për arsimin e as për pagat e tyre, por punëtorët e arsimit në Kosovë nuk janë as për një grimcë më keq se sa punëtorët e sektorëve të tjerë publik.

Prandaj këta far sindikalistësh është mirë që të zbresin me këmbë në tokë.

Sapo kaloi ligji për punëtorët e arsimit të viteve 90-të, sapo janë bërë propozime për rritje pagash tē tyre në ligjin për pagat...e këta hop e në televizor, hop e në grevë!

Pagat e mësuesve në Kosovë, janë ndër më të lartat në rajon dhe nuk jam aspak kundër që të rriten edhe më, por gjithçka në kohën e vet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat