Zeka tregon çfarë po bëjnë Mustafa e Lushtaku, pas kthimit nga Haga

Aktuale

Zeka tregon çfarë po bëjnë Mustafa e Lushtaku, pas kthimit nga Haga

Nga: A.ZH Më: 19 janar 2019 Në ora: 16:31
Milaim Zeka, Rrustem Mustafa dhe Sami Lushtaku në Kosovë

Deputeti i Nismës Socialdemokrate Milaim Zeka, ka bërë të ditur se ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Rrustem Mustafa dhe Sami Lushtaku, gjenden në Kosovë.

Përmes disa fotografive të publikuara në profilin e tij në Facebook, Zeka ka thënë se ata sot janë duke shijuar bukuritë e Kosovës.

“Nga Haga në bukuritë e Kosovës”, ka shkruar Zeka, përcjell Bota sot.

Ky postim i Zekës vie pas intervistimit të Mustafës dhe Lushtakut nga Gjykata Speciale në Hagë.

Kujtojmë se Mustafa pas intervistimit ka deklaruar se ai ishte atje në cilësinë e dëshmitarit të dyshuar, ndërsa Lushtaku nuk ka treguar detaje. Mirëpo ky i fundit, do të mbrohet në heshtje./BS

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat