Deputeti i LDK-së i kundërpërgjigjet pozitës: Ne dimë të bëjmë shtet, s'do të përçahemi!

Aktuale

Deputeti i LDK-së i kundërpërgjigjet pozitës: Ne dimë të bëjmë shtet, s'do të përçahemi!

Nga: N.H Më: 19 janar 2019 Në ora: 16:59
Deputetët e LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fidan Rakaliu, përmes një postimi në Facebook ka thënë se partia e tij çdo ditë e më shumë po rritet.

Sipas tij, kjo rritje po bëhet brenda vizionit e parimeve të themelimit, përcjell “Bota sot”

Image
Fidan Rakaliu

“S'do të përçahemi, por do të jemi përherë e më shumë aktiv e të bashkuar sepse shihet se shtetit tonë i duhet LDK”, ka shkruar deputeti Rakaliu në Facebook.

Ky reagim i Rakaliut vije pas ‘sulmeve’ të fundit që po bëhen në drejtim të LDK-së nga partitë e pozitës.

Ja postimi i tij:

LDK është duke u rritë çdo ditë e më shumë. 

Kjo rritje po bëhet brenda vizionit e parimeve të themelimit të saj por tashmë në rrethana të reja. 

Sa herë që LDK rritet, fillojnë tendencat, ndërskamcat e përpjekjet për nxitje të përçarjeve. Kot lodhen. 

S'do të përçahemi, por do të jemi përherë e më shumë aktiv e të bashkuar sepse shihet se shtetit tonë i duhet LDK. 

Ne dijmë të bëjmë shtet. E kemi dëshmuar në çdo rrethanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat