Mbishkrime tallëse ndaj Bahri Hysenit në murin e Fakultetit të Filologjisë - Bota Sot
Mbishkrime tallëse ndaj Bahri Hysenit në murin e Fakultetit të Filologjisë

Aktuale

Mbishkrime tallëse ndaj Bahri Hysenit në murin e Fakultetit të Filologjisë

Më: 19 janar 2019 Në ora: 17:49
“PROkunkuruRIA” dhe “PROntoKURORIA”

Disa mbishkrime të cilat përqeshin kryesuesin e ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni, janë shfaqur këtyre ditëve në murin e ndërtesës së Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

“PROkunkuruRIA” dhe “PROntoKURORIA” janë dy mbishkrimet e vëna me ngjyra kuq e zi në mur.

Bahri Hyseni, i cili u zgjodh këtë javë në krye të KPK-së ka qenë protagonist në një nga përgjimet telefonike të aferës ‘Pronto’.

Në një bisedë telefonike me të, ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i përmend një mundësi punësimi në bordin e KOSTT, por merr përgjigjen nga Hyseni se nuk kishte konkurruar fare për atë pozitë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...