Flet Major Ramabaja, tregon se a ka ekzistuar FARK-u, zbulon hartat për çlirimin e Kosovës

Aktuale

Flet Major Ramabaja, tregon se a ka ekzistuar FARK-u, zbulon hartat për çlirimin e Kosovës

Nga: N.H Më: 19 janar 2019 Në ora: 17:51
Major Ramabaja

Major Nazif Ramabaja, njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kolonel Tahir Zemajt dhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në zinxhirin komandues gjatë Betejës së Loxhës ka bërë një shkrim të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, ku thotë se Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës ishin kategori kushtetuese në bazë të Kushtetutës së Kaçanikut.

Major Ramabaja konfirmon se për t’i demantuar ata të cilët thonë se nuk ka fakte për ekzistencën FARK-ut, u ka bërë me dije se betimin e kanë dhënë pranë komandantit të Shtabit Suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi, dhe për ketë thotë se dëshmi janë xhirimet e bëra më 21 qershor 1998 në Papaj.

Ja shkrimi i plotë i Major Ramabajës:

Forcat e Armatosura të Republik'es s'e Kosovës ishin kategori kushtetuese në bazë të kushtetut'es së Kaqanikut 7 shtator 1990 dhe ligjit për Mbrojtje të v.1993.

Se a ka egzistuer FARK-u në luftë dhe a ka dëshmi? janë bë publike shumë herë, por për ti demantuar ata të cilët thonë se ska fakte po u a bëjë me dije se betimin e kem dhënë pran komandantit të shtabit suprem të forcave të armatosura të Republikës së Kosovës kolonel Ahmet Krasniqi.

Dëshmia janë gjirimet e bëra më 21 qershor 1998 në Papaj me të cilat opinjoni është i njohur me to dhe paraqitjen e kolonel Ahmet krasniqit para ushtarëve dhe oficerëve duke ja dorëzuar flamurin e luft'es kolonel Tahir Zemajt dhe uruar betimin e dhënë si komandant i shtabit suprem i FARK-ut.

Është e njohur për të gjithë ata të cilët kan njohuri ushtarake se oficerët në komandimin dhe udhëheqjen e operacioneve shfrytëzojnë hartat topografike në të cilat planifikojnë operacionet luftarake , Ja një hartë e tillë topografike e punës e k-dantit të FARK-ut e përpiluar personalisht nga kolonel Ahmet krasniqi e titulluar: Operacioni i Clirimit të Republikës së Kosovës.
Krejt në fund për të qenë i kjartë ja përkujtoj edhe njëher Xhavit Halitit se unë jamë pjesëtar i FARK-ut deklarativisht e them këte pa kurfar presioni, por me dëshirë dhe bindje të madhe, a stë duket kjo dëshmi nga një epror i karierës i cili deklarohet publikisht se ishte pjesë e FARK-ut.

S´eshtë për tu habitur për deklarimet e tuaja të bëra dhe mohimin e egzistencës së FARK-ut kur kem parasysh se ti dhe argatët e tu të Lëvizjes asnjëher se keni pranuar deklaratën e pavarësisë 2 korrikun 1990, as 7 shtatorin kushtetutën e Kaqanikut, por as referendumin e vitit 1992, një gjë është e kjartë se themelet e pavare¨sisë së Kosovës janë ngritë mbi këto akte deshe apo sdeshe ta pranojë ky është problem i yti personal, por jo edhe i shoqërisë sonë dhe forcave progresive përparimtare.

Image

OBS! Harta origjinale e kolonel Ahmet Krasniqit e përpiluar personalisht gjindet tek familja Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat