Kërcënimi nga Jashari, Bahtiri: Nuk e kam problem nëse më padisin edhe në Gjykatën Speciale të Hagës

Aktuale

Kërcënimi nga Jashari, Bahtiri: Nuk e kam problem nëse më padisin edhe në Gjykatën Speciale të Hagës

Nga: A.M. Më: 19 janar 2019 Në ora: 18:32
Agim Bahtiri

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka paralajmëruar padi ndaj kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Pas kësaj deklarate të Jasharajt, ka reaguar përmes një postimi në Facebook Bahtiri i cili është shprehur se “mua askush nuk mund të kërcënoj, madje edhe nëse dikush më ngrit padi në Gjykatën Speciale të Hagës nuk e kam problem, për faktin se janë afër 300 mijë nxënës duke pritur të ulen në bankat shkollore”.

Postimi i plotë:

Nga gjitha takimet që kam zhvilluar kam parë nga afër se të gjithë prindërit dhe nxënësit papërjashtim, kërkojnë fillimin e menjëhershëm të procesit mësimor dhe këkesa ime është në këtë linjë. Ky është qendrim edhe i Kryetarit të Këshillit të prindërve i shprehur publikisht, është qendrim zyrtar edhe i Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë, ritheksoj se qëndroj fuqishëm përkrah kerkesave të mësimdhënësve për rritje të pagave, por jam tërësisht kundër bojkotimit të procesit mësimor. Nuk mund të rrijë duarkryq dhe të shikoj, ndërkohë që po pësojnë femijët e Kosovës. Duhet të zgjedhen forma të tjera të protestës, sepse fëmijët e kanë të drejtë kushtetuese edukimin dhe arsimimin.

Sa i përket kërcënimit të kryetarit të SBAShK-ut për padi ndaj meje, i them me plotë përgjegjësi se nuk kam kërcënuar askënd, aq më pak mësimdhënësit. Mua askush nuk mund të këcënoj, madje edhe nëse dikush më ngrit padi në Gjykatën Speciale të Hagës nuk e kam problem, për faktin se janë afër 300 mijë nxënës duke pritur të ulen në bankat shkollore.

I bëjë thirrje Komisionit pë Arsim të Kuvendit të Kosovës dhe Grupeve Paralmentare që t'i plotësojnë për aq sa është e mundshme kërkesat e mësimdhënësve, në mënyrë që mësimi të filloj ditën e hënë.

AB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat