Krasniqi i drejtohet Thaçit: Amerikanët nuk e duan sojin tënd

Aktuale

Krasniqi i drejtohet Thaçit: Amerikanët nuk e duan sojin tënd

Nga: N.H Më: 19 janar 2019 Në ora: 20:35
Hashim Thaçi

Analisti politik, Faik Krasniqi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Thaçi.

Krasniqi thotë se ‘zbehja’ e raporteve me SHBA-të është për fajin e Thaçit dhe klikës së tij, që miqësinë me aleatin kryesor e kanë shfrytëzuar për interesa personale.

Analisti politik me tej nënvizon se pa Thaçin dhe klikën e tij vendi do të ishte shumë më mirë.

“Pa ty dhe klikën tënde, Kosova do të ishte shumë më mirë. Kosova do të çlirohej më në fund, dhe qytetarët e këtij vendi do të merrnin frymë lirshëm. Me ty dhe klikën tënde çdo miqësi do të na kthehet në armiqësi. Amerikanët nuk e duan sojin tënd që për interesa personale e vë territorin e shtetit në ankand”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ja postimi i tij:

Sipas Presidentit Thaçi cenimi i raporteve te Kosoves me SHBA, ka te bej me taksen e vendosur ndaj Serbise. President Thaci, "zbehja" e raporteve me SHBA eshte per fajin tend dhe klikës tende, qe miqësinë me aleatin tone kryesor e keni shfrytezuar per interesat e juaja personale.

Gjithmone per shkak te idiotizmave dhe pislleqeve qe keni bere ne keto dy dekada, jeni thirrur dhe fshehur mbrapa tyre. Keni folur ne emrin e tyre.

Pa ty dhe kliken tende, Kosova do te ishte shume me mire. Kosova do te clirohej me ne fund, dhe qytetaret e ketij vendi do te merrnin fryme lirshem. Me ty dhe kliken tende cdo miqesi do te na kthehet ne armiqesi. Amerikanet nuk e duan sojin tend qe per interesa personale e ve territorin e shtetit ne ankand!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat