Paralajmëron Maxharraj: Së shpejti do të shpërthejë situata në Serbi, do të bie Vuçiq dhe Daçiq - Bota Sot
Paralajmëron Maxharraj: Së shpejti do të shpërthejë situata në Serbi, do të bie Vuçiq dhe Daçiq

Aktuale

Paralajmëron Maxharraj: Së shpejti do të shpërthejë situata në Serbi, do të bie Vuçiq dhe Daçiq

Nga: A.ZH Më: 19 janar 2019 Në ora: 21:13
Protesta kundër presidentit në Serbi, foto arkiv

Profesori dhe opinionisti Binak Maxharraj, ka thënë se vënia e taksës ndaj produkteve serbe, është puna më e mençur që e ka bërë Qeveria e Kosovës.

Në një reagim të dërguar në “Bota sot”, Maxharraj ka thënë se përmes taksës, jo vetëm që përfiton Kosova, mirëpo sipas tij, ajo edhe  ka “trazuar” situatën në Serbi.

Ai ka parashikuar që së shpejti do të shpërthejë situata në Serbi kundër pushtetit të Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, të cilët, sipas Maxharrajt, së shpejti pritet të bien nga pushteti.

Reagimi i plotë:

Fuqia e taksës ndaj Serbisë.

Punën më të mençur që e ka bërë Qeveria e Kosovës është vënia e taksës ndaj Serbisë për produkte të saj. Me këtë jo vetëm që përfiton Kosova dhe bisneset e saj, por edhe po çmendet Serbia, është bërë si e pa kokë, është çorientuar totalisht, kanë filluar vlimet, trazimet brenda Serbisë, protesta të përditshme të qytetarëve.

Pritet që së shpejti të shpërthen situata në Serbi kundër pushtetit të mafioz të Aleksandër Vuqiq dhe Ivica Daçiq, të cilët së shpejti pritet të bien nga pushteti. Pra, kjo është fuqia e taksës, e cila sipas mendimit tim si profesor dhe shkenctar që jam, nuk duhet të hiqet, sepse kjo është arma më e madhe për ta gjunëzuar Serbinë.

Nuk ka nevojë që pushtetarët tanë të përlahen si plakat e këqija për dhe rreth taksës. Por duhet që me fakte, argumente të bindet miku i jonë i madh Amerika, se taksa ndaj Serbisë është e drejtë,e domosdoshme në këtë fazë për ta mbrojtë ekonominë e vendit dhe invazionin e Serbisë me mallra në Kosovë.

Se vënia e taksës Serbisë nuk i prek interesat amerikane në Ballkan, e as që i prekë marrëdhëniet e shkëlqyera midis Kosovës dhe Amerikës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...