Koci e quajti tradhtar Qunin, komentuesit e kryqëzojnë zyrtarin e PDK-së: “Je mjerimi i vendit”, “ta ka tregu vendin Gani Geci”

Aktuale

Koci e quajti tradhtar Qunin, komentuesit e kryqëzojnë zyrtarin e PDK-së: “Je mjerimi i vendit”, “ta ka tregu vendin Gani Geci”

Nga: N.H Më: 19 janar 2019 Në ora: 21:48
Gani Koci

Ish eprori i UÇK-së nga rajoni i Drenicës, Gani Koci, ka thënë se Anton Quni është një mercenarë i cili ka marrë para të majme gjatë luftës ndërkohë që ditët e tij në luftë numërohen me gishtat e njërës dorë.

Nëpërmjet një shkrimi në faqen e tij në Facebook, Koci ka shkruar se Anton Quni përveç që është mercenar lufte ai njihet edhe për tradhti të ndryshme gjatë dhe pas luftës.

Por, zyrtari i PDK-së është “kryqëzuar” nga vetë ndjekësit e tij në Facebook, shkruan “Bota sot”.

Të shumta janë komentet ku komentuesit i thonë Kocit se, “je mjerimi i vendit”, “ta ka tregu vendin Gani Geci”, ndërsa shumë te tjerë shprehen se “nuk e kishin pritur diçka të tillë prej tij”, shkruan “Bota sot”.

Image
Image
Image
Image

Komente kundër zyrtarit të PDK-së kanë ardhur edhe në hapësirën për komente në portalin e gazetës “Bota sot”. Aty komentuesit janë kundër deklaratës së Kocit, ndërkohë thurin lavde për ish-komandantin e Koshares, Anton Quni.

Image
Image
Image

Kujtojmë se reagimi i Kocit erdhi pasi deputeti i LDK-së, Anton Quni e ka shpjeguar me 12 raste se çka është tradhtia, duke thënë se një veprim i tillë është edhe kur ia drejton pushkën vëllait tënd.

Këto shpjegime Quni i ka dhënë duke iu përgjigjur akuzave të Kadri Veselit se disa deputetë të LDK-së e kishin tradhtuar Isa Mustafën duke mos e votuar marrëveshjen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi në kohën kur ishin në Qeveri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat