Gjashtë vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së

Aktuale

Gjashtë vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së

Më: 20 janar 2019 Në ora: 08:21
Gjashtë vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së

Sot bëhen gjashtë vjet nga largimi i pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së.

Atë ditë, një numër shumë i madh i forcave policie serbe, të shoqëruara nga njësitet e xhandarmërisë, kanë marrë pjesë në operacionin e heqjes së lapidarit të vendosur para godinës së administratës së Preshevës.

Fillimisht një numër prej 200 pjesëtarësh të xhandarmerisë mbërritën në shesh, ndërsa rreth orës 07:00 të mëngjesit një eskavator shkuli dhe tërhoqi lapidarin nga vendi i vendosur. Më pas, lapidari është hedhur në një kamion, nga ku është transportuar në drejtim ende të paditur.

Në aktin e heqjes së lapidarit kanë marrë pjesë edhe komandanti i xhandarmërisë, Bratislav Dikiç, kryeshefi i policisë së Vranjës si dhe komandanti i stacionit policor të Preshevës, Avdi Bajrami.

Një pjesë e vogël e qytetarëve kanë ndjekur operacionin e heqjes, ndërsa nuk ka pasur ndonjë reagim të popullsisë dhe as ndonjë incident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat