E diela bën bashkë Edi Ramën e Hashim Thaçin

Aktuale

E diela bën bashkë Edi Ramën e Hashim Thaçin

Më: 20 janar 2019 Në ora: 12:13
Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Kryeminitri Edi Rama ka postuar një fotografi në Instagram ku shihet bashkë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

‘Insta of the day’, ka shkruar Rama, duke e cilësuar si fotografi Instagrami të ditës.

Në mbishkrim kanë figuruar edhe flamuri kombëtar dhe ai shtetëror i Kosovës.

Nuk dihet arsyeja e takimit të dy krerëve shqiptarë, pasi Rama nuk ka dhënë detaje.

Ka ditë që Thaçi ka munguar në skenën politike. Është thënë se ka shijuar ca ditë pushim dimri. Megjithatë, ja ku është.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat