Veseli takon Remin pas kthimit nga Haga

Aktuale

Veseli takon Remin pas kthimit nga Haga

Nga: D.RR Më: 20 janar 2019 Në ora: 12:27
Kadri Veseli dhe Rrustem Mustafa

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka takuar sot ish komandant Remin i cili javën e kaluar qëndroi në Hagë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.

Veseli në Facebook ka shkruar se ishte kënaqësi të pres në zyrën time, bashkëluftëtarin dhe mikun tim Remin, pas kthimit të tij nga Haga, përcjellë “Bota sot”.

Ai vlerëson qëndrimin dinjitoz rreth ftesës nga Gjykata Speciale.

Postimi i plotë:                                                                                                                             

Ishte kënaqësi të pres në zyrën time, bashkëluftëtarin dhe mikun tim Remin, pas kthimit të tij nga Haga. Qëndrimi i tij dinjitoz rreth ftesës nga Gjykata Speciale, është edhe një provë më shumë për luftën tonë të drejtë çlirimtare. Ne, nuk kemi frikë nga drejtësia, sepse UÇK, nga fillimi në fund, qëndroi dhe luftoi në anën e drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat