Deputeti i VV-së e sfidon veten, zhytet nën akullin e Liqenit të Batllavës

Aktuale

Deputeti i VV-së e sfidon veten, zhytet nën akullin e Liqenit të Batllavës

Më: 20 janar 2019 Në ora: 14:02
Liburn Aliu

Disa persona janë mbledhur sot për t’u futur nën akullin e Liqenit të Batllavës i cili është krijuar pas të ftohtit të madh që ka mbizotëruar ditëve të fundit në Kosovë.

Kësaj zhytje i është bashkuar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, i cili ka veshur rrobat e zhytjes, së bashku me organizatorët do futet nën liqeni e mbuluar me akull.

Ngrirja e liqeneve nuk ndodh edhe shpesh në Kosovë, për shkak se temperaturat nuk janë edhe aq të ftohta sa vendet afër Polit Verior, shkruajnë mediat vendore.

Ndryshe, për të parë këtë aktivitet kanë dalë edhe ytetarë të shumtë, të cilët njëherësh kanë shfrytëzuar rastin për të shkelur mbi liqenin e ngrirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat