Bashkëpunëtori i ngushtë i Rugovës: Thaçi po e thotë me gojën e vet se do të ketë “shkëmbim territoresh” me Serbinë

Aktuale

Bashkëpunëtori i ngushtë i Rugovës: Thaçi po e thotë me gojën e vet se do të ketë “shkëmbim territoresh” me Serbinë

Nga: A.ZH Më: 20 janar 2019 Në ora: 16:50
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i është kthyer deklarimeve për idenë e shkëmbimin e territoreve të Kosovës me Serbinë.

Ai sot në një intervistë për Agjencinë Austriake të Lajmeve (APA), ka përmendur termin “shkëmbim territoresh” me Serbinë si pjesë e marrëveshjes finale.

Mirëpo, më vonë në një postim në profilin e tij në Facebook, presidenti ka thënë se me Serbinë do të ketë korrigjim kufijsh, e jo “shkëmbim territoresh”.

“Kjo marrëveshje nuk ka të bëjë vetëm me korrigjimin e kufijve, por edhe me aspekte të tjera. Kjo marrëveshje do të jetë gjithëpërfshirëse, e cila trajton edhe çështje të tjera, si çështjen e personave të zhdukur nga lufta e fundit, të cilët edhe më tutje nuk janë kthyer në vendlindje”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

E këto deklarime të Thaçit, i ka komentuar ish-bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit Ibrahim Rugova dhe ambasadori i parë i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Muhamet Hamiti.

Ky i ia ka kujtuar Thaçit kur “bënte be” se nuk do të ketë shkëmbim territoresh e as ndarje të Kosovës.

Image
Muhamet Hamiti

Ndërsa, tash, sipas tij, Thaçi po e thotë me gojën e tij se do të “shkëmbim territoresh” si pjesë e marrëveshjes finale, që do të përfshinte edhe çështjen e të pagjeturve e tema të tjera.

Reagimi I plotë I Muhamet Hamitit:

Thaçi për agjencinë austriake: Shkëmbim territoresh me serbinë dhe tema të tjera

Kur të gjithë e dinin se ‘korrigjimi i kufijve’ i Thaçit ishte eufemizëm për ndarje dhe/apo shkëmbim territoresh me Serbinë, Presidenti i Kosovës bënte bé e rrfé se nuk do të ketë shkëmbim as ndarje.

Në një intervistë për Agjencinë Austriake të Lajmeve (APA), që e ka bërë Martin Auernheimer, Thaçi tash po e thotë me gojën e vet se do të ketë “shkëmbim territoresh” si pjesë të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, që do të përfshinte edhe tema të tjera, si të pagjeturit, trashëgimia kulturore serbe në Kosovë, çështje të zhvillimit ekonomik si dhe “të gjitha çështjet që kanë mbetur të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat