Haziri: Askush nuk ka të drejtë ta lë anash problemin e Kosovës Lindore

Aktuale

Haziri: Askush nuk ka të drejtë ta lë anash problemin e Kosovës Lindore

Më: 20 janar 2019 Në ora: 18:58
Ai këto komente i bëri sot në konferencën "Lugina e Preshevës dhe perspektiva e saj"

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se zgjidhja më e mirë do të ishte që Kosova Lindore t’i bashkëngjitej Kosovës, duke thënë se askush nuk ka të drejtë ta anashkalojë këtë problem.

Ai këto komente i bëri sot në konferencën "Lugina e Preshevës dhe perspektiva e saj", organizuar nga SHKMT "Jehona" me seli në Zvicër, ku morën pjesë edhe kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi dhe ai i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa.

“Ne do të vazhdojmë të ecim së bashku deri në realizmin e qëllimit të fundit. Deri atëherë kur Kosova Lindore ta zgjedh problemin e vetë politikë dhe bëhet pjesë e pandashme e Republikës së vetë, Kosovës. Nuk ka të drejtë askush me e lanë anash e as ta injorojë këtë problem”, porositi Haziri.

Ndërsa, kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi tha se interesimi i mërgatës dhe vullneti i tyre për t'i kontribuar zhvillimeve në të ardhmen na obligon të jemi në çdo kohë pranë tyre, ndërkaq Mustafa tha se pa Luginën e Preshevës, Kosova nuk është e plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat