MASHT kërkon ndërprerjen e grevës në arsim

Aktuale

MASHT kërkon ndërprerjen e grevës në arsim

Më: 20 janar 2019 Në ora: 21:05
MASHT

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) i bën thirrje SBASHK-ut që të mbledhë sa më shpejt Këshillin Drejtues dhe të marrë vendim për ndërprerje të grevës, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e rreth 20 milionë eurove për ngritjen e pagave për mësimdhënësit.

Gjithashtu, MASHT iu bën thirrje DKA-ve, që konform përgjegjësive që kanë, të bëjnë maksimumin në funksion të fillimit të procesit mësimor në gjithë vendin.

MASHT iu bën thirrje të gjithëve që, edhe pas këtij momenti, të vazhdojnë bashkëpunimin në mënyrë që ta trajtojmë më gjerësisht sistemin arsimor dhe të angazhohen që mësimdhënësit të trajtohen në mënyrën më të mirë të mundshme, gjithnjë në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat