Zv.ministri i Haradinajt i kërkon SBASHK-ut të mos ngutet me greva pa u konsultuar me mësimdhënës - Bota Sot
Zv.ministri i Haradinajt i kërkon SBASHK-ut të mos ngutet me greva pa u konsultuar me mësimdhënës

Aktuale

Zv.ministri i Haradinajt i kërkon SBASHK-ut të mos ngutet me greva pa u konsultuar me mësimdhënës

Më: 20 janar 2019 Në ora: 22:13
Anton Berisha

Vjen reagimi i parë nga Qeveria e Kosovës, pas refuzimit të ofertës së kryeministrit Ramush Haradinaj për rritje pagash prej 20 milionë eurosh në vit për mësimdhënësit, nga ana e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit.

SBASHK'u ka bërë të ditur, në mbrëmjen e së dielës, se greva në arsim do të vazhdojë.

Nëpërmjet një komunikate për media, SBASHK'u ka thënë se oferta e kryeministrit Ramush Haradinaj "nuk i plotëson kërkesat".

Ndaj këtij vendimi ka reaguar menjëherë zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Anton Berisha.

Ai i ka kërkuar SBASHK'ut të mos ngutet me greva, pa u konsultuar me mësimdhënësit.

"SBASHKU - do te ishte mire, qe para se te refuzoje oferten per ngritjen e pagave, te konsultohet me arsimtaret dhe prinderit", ka shkruar Berisha në Facebook.

"Per te marre vendim ne emer te 27.000 arsimtareve dhe qindra mijerave nxenesve, duhet te kete nje konsultim serioz e te peshuar mire", ka vlerësuar ai.

"Fjala eshte per procesin, produkti i se ciles eshte dija e femijeve tone", ka thënë Berisha. 

Pas grevës së mësimdhënësve, Qeveria ka vendosur të bëjë rritje të pagave për arsimtarët për 20 milionë euro në vit. 

Kryeministri Haradinaj ka thënë se rritja do të bëhet nga 534 euro në 597 për mësimdhënësit në shkolla të mesme, nga 479 në 525 për ata në arsimin fillor dhe nga 447 në 501 te ata në nivelin parashkollor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...