Avokati Berisha: Largimi i Rikallos, zhvendos vëmendjen e opinionit nga grevat dhe izolimi ndërkombëtar - Bota Sot
Avokati Berisha: Largimi i Rikallos, zhvendos vëmendjen e opinionit nga grevat dhe izolimi ndërkombëtar

Aktuale

Avokati Berisha: Largimi i Rikallos, zhvendos vëmendjen e opinionit nga grevat dhe izolimi ndërkombëtar

Më: 21 janar 2019 Në ora: 00:17
Besnik Berisha

Deputetët e Partisë Socialdemokrate, të udhëhequr nga Shpend Ahmeti patën kërkuar nga Qeveria e Kosovës largimin e Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, në mënyrë që të votohet buxheti i këtij viti në Kuvendin e Kosovës.

Një vendim i tillë për largimin e Rikallos nuk është marrë ende, edhe pse Haradinaj ditë më parë ka deklaruar se nëse i vjen rendi, do të largohet.

“Kur t’i vjen reni, nëse i vjen pse jo”, ka deklaruar Haradinaj në konferencë për media.

Lidhur me këtë ka reaguar avokati, Besnik Berisha, i cili ka pyetur se edhe sa ditë i kanë mbetur Rikallos.

Sipas tij do të ishte mirë që ai të lirohet nga detyra dhe se një veprim i tillë do të zhvendoste së paku disa ditë vëmendjen e opinionit nga grevat dhe izolimi ndërkombëtarë që po i bëhet qytetarëve.

Postimi i plotë i Berishës:

Edhe sa dite i kane mbete Rikallos, a e ka idene kush?! ( kjo pyetje per shkak se buxheti duhet votuar, e PSD me kete po thone qe qeverine e ka kushtezuar)

Kishte me qene mire me “liru” nga detyra pak me shpejt se edhe ashtu ata ne bojkot jane.

Plus, nje veprim i tille kishte me zhvendos se paku disa dite vemendjen e opinionit nga grevat dhe izolimi nderkombetar qe po na behet….
Koha me u masku se me gjase turpi na ka mbulu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...