Këto janë të gjitha komunat që e kundërshtuan grevën e SBASHK-ut

Aktuale

Këto janë të gjitha komunat që e kundërshtuan grevën e SBASHK-ut

Më: 21 janar 2019 Në ora: 07:52
Foto ilustrim

Pas Junikut, edhe Deçani, Klina, Malisheva, Mamusha, Mitrovica e Obiliqi do të bojkotojnë grevën e SBASHK’ut.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka marrë vendim që të vazhdojë greva e mësimdhënësve pavarësisht se Qeveria ka vendosur që t’ua rrisë pagat mësimdhënësve.

Mirëpo kundër këtij vendimi të SBASHK’ut deri më tani kanë dalë tre komuna të vendit.

Bashkim Ramosaj, kryetar i Deçanit, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se është takuar me përfaqësues të Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), dhe kanë marrë vendim që nesër të fillojë procesi mësimor.

“Sonte në ora 21:00, së bashku me drejtorin e DKA-së, takuam në zyrën time drejtorët e shkollave të Komunës së Deçanit. Në këtë takim të jashtëzakonshëm u dakorduam që nesër të fillojmë me procesin mësimor. Ftoj të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit që të jenë në objektet shkollore sipas orarit të rregullt”, ka njoftuar Ramosaj në Facebook.

Ramosaj po ashtu ka ftuar nesër në ora 08:00 e mëngjesit në një takim edhe Këshillin Grevist dhe përfaqësuesit e SBASHK’ut.

“Kurse për te hënën dt.21.01.2019, kam ftuar Këshillin Grevist dhe përfaqësuesit e Sindikatës në ora 8:00 të jenë në takim në zyrën time, me qëllim ta tejkalojmë këtë situatë e cila pas deklaratës së Kryeministrit Haradinaj është e pa pranueshme të vazhdojë”, ka shkruar Ramosaj.

Edhe Komuna e Hanit të Elezit u ka kërkuar mësimdhënësve që të rinisin mësimin.

Drejtori i Drejtorisë për Arsim Kulturë Rini e Sport në këtë komunë, Menduh Vlashi thotë se pas rritjes së pagave për mësimdhënësit nga ana e Qeverisë së Ramush Haradinajt mësimi duhet të rifillojë.

“Drejtoria për Arsim Kulturë Rini e Sport e Komunës së Hanit të Elezit, pas reflektimit pozitiv të Qeverisë për rritje të pagave, kërkojmë nga mësimdhënësit dhe nxënësit e Komunës tonë që të rifillojë mësimi, me qëllimin më të mirë për mos humbjen e orëve të mësimit nga fëmijët tanë. Ne si institucione komunale jemi të përkushtuar së bashku me ju dhe të gjithë akterët që të mos dëmtohet procesi mësimor”, tha Vlashi.

Në anën tjetër edhe Abdulhadi Krasnic, kryetari i Mamushës, ka thënë se pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave për mësimdhënësit mësimi në komunën që ai e udhëheq do të fillojë nesër.

“Pas vendimit të kryeministrit të Republikës se Kosovës se do të rriten pagat e arsimtareve të Republikës së Kosovës, njoftohen të gjithë arsimtar dhe nxënësit e shkollës fillore “Anadollu” dhe gjimnazit “Atatürk” se mësimi në Komunën e Mamushës do të fillojë me datën 21.01.2019 të hënën”, ka shkruar Krasnici.

Klina i është bashkuar komunave që kërkojnë që nesër të rifillojë procesi mësimor.

Kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj përmes një shkrimi në llogarinë Facebook ka kërkuar që nesër të nis gjysmëvjetori i dytë.

Elezaj ka përshëndetur vendimin e qeverisë për rritjen e pagave, si reflektim ndaj kërkesave të grevistëve

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka ndarë 20 milionë euro në vit për të gjithë mësimdhënësit, por ky vendim i Qeverisë nga SBASHK’u po shihet si jo i drejtë pasi që siç thonë në SBASHK, ky vendim nuk i përmbush kërkesat e tyre. Sipas SBASHK’ut vendimi që ka marrë kryeministri Haradinaj është vetëm 10 për qind e koeficientit të mësimdhënësve dhe jo 30 për qind siç po kërkojnë ata dhe prandaj edhe kanë vendosur që ta vazhdojnë grevën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat