Mediat serbe: Ky shtet sot e tërheq njohjen për Kosovën, ja sa shtete tashmë janë në listë për tërheqje

Aktuale

Mediat serbe: Ky shtet sot e tërheq njohjen për Kosovën, ja sa shtete tashmë janë në listë për tërheqje

Nga: F.B. Më: 21 janar 2019 Në ora: 09:12
Ilustrim

Pritet që brenda një periudhe të shkurtë edhe pesë vende të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”, e para do të jetë Palau, kryetari i së cilës sot do të qëndroj në Serbi.

Tomi Esang Remenges nga Palau, sot do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe shefin e diplomacisë Ivica Daçiq, ku në adresimin për gazetarë pritet të kumtojë zyrtarisht se Palau tërheq njohjen e Kosovës.

Këtë çnjohje e pat paralajmëruar Daçiq në javën që shkoi, ndërkohë që Serbia ka hequr vizat për këtë vend sikurse edhe për shtetin Sent Kits dhe Nevis, që mund të jetë vendi që mund pasoj vendimin që pritet të merr Palau.

Sipas Daçiq është e mundur që vendi i 14-të me radhë që do të tërheq njohjen të jetë Sent Kits i Nevis.

"Edhe fëmijët e mi shpesh më pyesin ku është ai vend, por ky vend ka të drejtë vote si çdo vend tjetër në OKB si Kina. Unë rregullisht tregoj hartën e vendeve që kanë njohur Kosovën dhe atyre që nuk e kanë njohur. Kur shihet me territor ne jemi në epërsi të madhe", ka thënë Daçiq.

Nëse Palau tërheq njohjen sipas tij, numri i vendeve që kanë njohur Kosovën ulet në 98, që Beogradit i mungon pak nga qëllimi që kemi të ulet numri nën gjysmën  e vendeve të OKB-së që është 96.

Numri i vendeve që kanë njohur Kosovën sipas këtij mediumi ndryshon në ajër, përderisa zyrtarët serbë pohojnë se deri më tani ka më shumë se dhjetë tërheqje, pushteti në Prishtinë këtë e mohon.

Vendi i parë që ka tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur ishte Surinami më 27 tetor 2017 thonë në Beograd, ndërkohë që në listë janë edhe Unioni i Komoreve, Sao Tome dhe Principe, Guinea Bisao, Burundi, Liberia, Lesoto, Grenada, Madagaskar, Komonvelt Dominika, Papua e Re, Guinea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat