Vjosa Osmani përkujton Rugovën në një mënyrë të veçantë

Aktuale

Vjosa Osmani përkujton Rugovën në një mënyrë të veçantë

Nga: Z.B. Më: 21 janar 2019 Në ora: 09:43
Ibrahim Rugova

Sot bëhen 13 vite nga vdekja e ish- presidentit historik, Ibrahim Rugova, i cili u cilësua edhe si arkitekti I Pavarësisë së Kosovës.

Vjosa Osmani, deputete nga radhët e LDK-së, ka zgjedhur një mënyrë tjetër për ta përkujtuar Presidentin Historik, dr. Ibrahim Rugovën.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka zgjedhur disa vargje nga  At Zef Pllumi, ‘U sha e u luftue nga serbët, u sha e u luftue nga shqiptarët, u sha e u luftue edhe na kosovarët e vet, por ai kishte si drejtim vetëm vizionin europjan”.

Postimi i plotë:

‘U sha e u luftue nga serbët, u sha e u luftue nga shqiptarët, u sha e u luftue edhe na kosovarët e vet, por ai kishte si drejtim vetëm vizionin europjan. Kje trim e nuk çau kryet për kurrnji kritikë e të shame, sepse ai ishte ma i dijuni, e ma i urti i të gjithve. - At Zef Pllumi.

13 vjet pa prijësin e popullit të Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat