Rikalo merr mbështetje në Berlin për avancimin e sektorit të bujqësisë

Aktuale

Rikalo merr mbështetje në Berlin për avancimin e sektorit të bujqësisë

Më: 21 janar 2019 Në ora: 11:25
Nenad Rikalo dhe Phil Hogan

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, në kuadër të vizitës së tij në Berlin, është takuar me Komisionerin për Bujqësi, Phil Hogan, si dhe Komisionerin për Siguri të Ushqimit dhe Shëndetësi, Vyetinis Andriukatis, ku është biseduar ekskluzivisht për procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës në avancimin e sektorit të bujqësisë.

Me këtë rast, ministri Rikalo ka marrë përkrahje të fuqishme nga të dy komisionerët për mbështetjen e Kosovës në të gjitha proceset e integrimit evropian.

Po ashtu, ministri Rikalo është shprehur i gatshëm që përmes angazhimit të tij në ministri t’i përmbush të gjitha kriteret që dalin nga MSA-ja, e gjitha kjo për një rrugëtim sa më të shpejt të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.

Sipas komunikatës së MB-së, gjatë këtij takimi, ministri ka prezantuar edhe të arriturat në sektorin e bujqësisë, si dhe i ka njoftuar ata me programet e ministrisë për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat