Apostolova: Për 9 muaj në Kosovë, 129 gra viktima të dhunës në familje

Aktuale

Apostolova: Për 9 muaj në Kosovë, 129 gra viktima të dhunës në familje

Më: 21 janar 2019 Në ora: 11:34
Nataliya Apostolova

(E plotësuar) - Zyra e BE-së në Kosovë ka ndarë 600 mijë euro për një projekt që në qendër ka barazinë gjinore. Këtë e bëri të ditur shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, në debatin e parë të serisë “Bisedimet e BE-së mbi barazinë gjinore”, me temë “Gjinia dhe njerëzit me nevoja të veçanta”.

Me këtë rast, shefja e Zyrës së BE-së tha se 129 femra janë viktima të dhunës familjare që janë raportuar në Kosovë mes muajit janar-shtator të vitit 2018, që e kishte shtyrë të kërkonte nga kryeministri Ramush Haradinaj, buxhet për strehimin e grave që janë të prekura nga dhuna në familje.

Ajo tha se për këtë kanë gjetur mirëkuptim dhe se janë fokusuar në vendimmarrje qendrore dhe forcimin e tyre në tërë shoqërinë.

Sipas saj, në gjendje edhe më të vështirë ndodhen femrat me nevoja të veçanta.

Apostolova: Zyra e BE-së ndanë 600 milionë euro për barazinë gjinore

“Këtë vit ne do te lansojmë një projekt prej 600 mijë euro për barazinë gjinore dhe shfaq se sa është e dedikuar Zyra jonë në këtë çështje... .Njerëzit me nevoja të veçanta ballafaqohen me sfida në baza ditore, në paragjykime, në arsim, probleme në qasjen në organet publike, në tregje e të tjera. Megjithatë, e vetmja gjë që ata duan është të pranohen dhe të kenë mundësi të barabarta. Përveç asaj, ata nga komuniteti me nevoja të veçanta që janë femra kanë një sfidë të dyfishtë”, tha Apostolova.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, u shpreh se me gjithë raportet e mira që dalin, ka mungesë të implementimit të rekomandimeve të këtij institucioni.

Sipas Jasharit, llogaridhënia mbetet zero, jo vetëm në fushën e barazisë, por edhe në fushat e tjera. E për këtë ai kërkoi nga Kuvendi i Kosovës që të mbajë llogaridhënie, duke bërë edhe rishikimin e sistemit.

Jashari: Përkundër raporteve të mira, ka moszbatim të rekomandimeve

“Me gjithë raportet e mira dhe rekomandimet që  dalin, prapë mbesim në situatë të njëjtë ku ka moszbatim të rekomandimeve..... Konsideroj se përgjegjshmëria qëndron tek organet që janë të thirrura për zbatimin e ligjit. Indikatori më i mirë për me e konstatu këtë është, veç nëse kujtojmë se sa raste ka në vendin tonë kur një zbatues i ligjit, një ministër, është shkarkuar për moszbatim të ligjit. Unë sa e mbaj mend është bash asnjë”, u shpreh ai.

Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Kosovë, tha se personat me nevoja të veçanta përballen me sfida të shumta në shumë sfera.

Ajo u shpreh se ka jashtëzakonisht shumë barriera edhe në punësimin e tyre, me ç’rast kërkoi që të ketë monitorim të institucioneve publike se a po përmbushin ligjin për punësimin e kësaj pjese të shoqërisë.

Shala: Personat me nevoja të veçanta duhet të jenë më këmbëngulës

“Qoftë në arsim, qoftë në punësim, jemi ne ata që duhet të këmbëngulim. Këtu mungon shumë edhe vetëdija e qytetarëve dhe vetëdija e familjeve, që një person me nevoja të veçanta, duhet të mbështetet dhe nuk duhet të fshihet. Sepse unë mendoj që ndryshimi fillon nga rrënja, nga familja. Në momentin që e ke momentin e familjes, ti do t’ia dalësh t’i thyesh paragjykimet ën këto fusha”, u shpreh ajo.

Ndërsa Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të Mirë, tha se pavarësisht përparimeve, nevojitet përkrahje më e madhe institucionale.

Hajredini: Nevojitet mbështetje financiare

“Si institucione, si Qeveri, natyrisht kemi edhe në një legjislacion të mirëfilltë adekuat ku kërkohet të punohet në zbatim. Kurse në zbatim kërkohet përkrahje financiare për të realizuar këto”, theksoi ai.

Naime Dumnica nga Handikos, u shpreh se personat me aftësi të kufizuara po ballafaqohen me sfida të shumta, si në shkollim ashtu edhe në punësim. E sipas saj, tek femrat me aftësi të kufizuara, është edhe problemi i trashëgimisë në pronë.

Apostolova: Për viktimat e dhunës në familje nevojitet strehim

Shefja i Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, ka nisur sot serinë e debateve “Bisedimet e BE-së mbi barazinë gjinore”.

E debati i parë që u zhvillua në këtë kuadër ishte "Gjinia dhe njerëzit me nevoja të veçanta", ku u tha se njerëzit me nevoja të veçanta po vazhdojnë të përballen me një mori sfidash në baza ditore.

Me këtë rast, shefja e Zyrës së BE-së tha se në takimet me kryeministrin Ramush Haradinaj, ka parashtruar nevojën për buxhet për strehimin e grave që janë të prekura nga dhuna në familje, ku shtoi se për këtë kanë gjetur mirëkuptim.

Ajo bëri të ditur se 129 femra janë viktima të dhunës familjare që janë raportuar në Kosovë mes muajit janar - shtator të vitit 2018.

"Jemi të interesuar në vendimmarrje shoqërore dhe forcimin e tyre në tërë shoqërinë. Zyra e BE-së është e përkushtuar në këtë çështje dhe vetëm këtë vit ne do te lansojmë një projekt prej 600 mijë euro për barazinë gjinore. Njerëzit me nevoja të veçanta ballafaqohen me sfida në baza ditore, problemin me qasje në organet publike, në arsim etj. Nga komuniteti i njerëzve me nevoja të veçanta e që janë femra ballafaqohen dyfish me diskriminim", u shpreh ajo.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, u shpreh se me gjithë raportet e mira që dalin, ka mungesë të implementimit të rekomandimeve të këtij institucioni.

"Llogaridhënia mbetet zero, jo vetëm në fushën e barazisë, por edhe në fushat e tjera. Në radhë të parë duhet të aktivizohet Kuvendi i Kosovës që të mbajë llogaridhënien. Në Kosovë është një moment i rëndësishëm për të rishikuar sistemin, pasi sistemet në vend po gjenerojnë pasoja", theksoi ai.

Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Kosovë, tha se personat me nevoja të veçanta përballen me sfida të shumta në shumë sfera.

Ndërsa Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të Mirë, tha se pavarësisht përparimeve, nevojitet përkrahje më e madhe institucionale.

Naime Dumnica nga Handikos, u shpreh se personat me aftësi të kufizuara po ballafaqohen me sfida të shumta, si në shkollim ashtu edhe në punësim. E sipas saj, tek femrat me aftësi të kufizuara, është edhe problemi i trashëgimisë në pronë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat