LDK: Të vendosur për ruajtjen e kufijve

Aktuale

LDK: Të vendosur për ruajtjen e kufijve

Më: 21 janar 2019 Në ora: 12:03
Akademia përkujtimore për Ibrahim Rugovën

(E plotësuar) - Në 13 vjetorin e vdekjes së ish- presidentit, Ibrahim Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës ka organizuar akademi përkujtimore.

Me këtë rast, kryetari i LDK-së Isa Mustafa,  ka thënë se partia që ai drejton  do të vazhdojë me rrugën integruese të Kosovës, të formuluar nga presidenti i ndjerë.

Sipas tij, LDK-ja mbetët besnike e  fuqizimit të partneritetit dhe miqësisë së përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet perëndimore.

Mustafa: LDK e vendosur të ndjek rrugën e formuluar nga Rugova

“Lidhja demokrate e Kosovës sot po punon me përkushtim të veçantë për t’i realizuar prioritetet e saj të cilat me vizionet dhe largpamësinë e tij mbresëlënëse i kishte parashikuar dhe promovuar presidenti historik, doktori Ibrahim Rugova. Lidhja Demokratike mbetët besnike e  fuqizimit të partneritetit dhe miqësisë së përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet perëndimore. Ajo do të angazhohet me vendosmëri që të ndjek rrugën e  integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike që është alternativa e vetme perspektive për qytetareve tonë e formuluar si e tillë nga vet presidenti Rugova”, ka thënë Mustafa.    

Kreu i LDK-së, gjithashtu theksoi se partia e tij  është e vendosur që të ruaj shtetësinë e Kosovës në kufijtë që ka shpallur pavarësinë.

Mustafa: LDK e përkushtuar të ruajë kufijtë e Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë

“Por mbetemi po ashtu të vendosur të ruajmë shtetësinë tonë, ta ruajmë Kosovën në kufijtë që e ka shpallur pavarësinë. Të ruajmë identitetin e brendshëm dhe të jashtëm të shtetit të Kosovës. Mirëpo ashtu siç preferonte Rugova edhe për kundër dallimeve të natyrshme, ardhmërinë mund të pushtojmë nëse jemi bashkë, sepse shumë më shumë kemi gjëra që na bashkojnë se sa na ndajnë”tha ai.

I pari i LDK-së foli dhe për rolin dhe ndikimin e ish-presidentit Rugova. Ai tha se presidenti Rugova ka qenë një njeri i urtë që lindi dhe mbeti si njëri i vendit.

Sipas tij, presidenti Rugova ishte prijësi i qytetarëve që lidhet me një epokë, siç thotë ai, epokën e pavarësisë.

Ndërsa, nënkryetari i LDK-së, Sabri Hamiti ka folur rreth krijimtarisë letrare të Ish-presidentit Rugova.

Hamiti, theksoi se Ish- presidenti Rugova prej se kur ka hyr në institutin albanologjik në vitin 1972 ka arritur deri tek titulli i këshilltarit shkencor.

Sipas tij, Ibrahim Rugova në njërën anë ka gjurmuar letërsinë klasike shqiptare, e në anën tjetër duke lexuar dhe vlerësuar letërsinë bashkëkohore.

Hamiti: Ibrahim Rugova ngjitej në shkallët e ekselencës duke gjurmuar letërsinë klasike

“Ibrahim Rugova hyri në institutin albanologjik në vitin 1972 për të ngritur deri në nivelin e titullit të këshilltarit shkencor. Tashmë më staturën e autorit e të autoritetit letrar Ibrahim Rugova ngjitej në shkallët e ekselencës në njërën anë duke gjurmuar letërsinë klasike shqiptare për të rimarr trashëgimin, e në anën tjetër duke lexuar dhe vlerësuar letërsinë bashkohore, në të duke themeluar njohjen e artit krijues, studimit e formave letrare për të kurorëzuar teorinë e kritikës dhe letërsisë duke u ballafaquar me metodat moderne Evropiane”, tha Hamiti.

Në 13 vjetorin e vdekjes së Ish-presidentit Ibrahim Rugova gjatë ditës së sotme po thuajse gjithë elita politike e Kosovës kanë bërë homazhe tek varri i tij.

Mustafa: Rugova u shndërrua nga prijësi kulturor në prijës politik nacional

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në akademinë përkujtimore në 13 vjetorin e vdekjes së ish – presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova ka folur për marrëdhëniet me SHBA-në, duke përmendur edhe dhuratën që Rugova atëherë mbante në xhep që t’ia dhuronte ish’presidentit amerikan.

Mustafa ka folur për Rugovën, duke e quajtur atë prijësin më të urtë dhe më konsistent që ka pasur skema politike, duke kujtuar dhe vitin 2006’të kur ish’presidenti ndërroi jetë.

“13 vite më parë Kosova në mënyrë madhështore ja dha lamtumirën e fundit presidentit të vet, për ta pohuar edhe njëherë besimin në prijësin Ibrahim Rugova në njeriun më të urtë dhe më konsistent që ka pasur skema politike dhe institucionale e vendit. Në janarin e ftohtë të vitit 2006 presidenti na la kur na duhej shumë për ta kurorëzuar procesin historik të pavarësisë së Kosovës por nuk na la vetëm mbetëm me veprën e tij të madhe dhe themelin e shtetit të pavarur me filozofinë e tij të humanizmit, të paqes dhe tolerancës. Gjatë 2 javë të ditëve të zisë qytetarët treguan nderimin dhe dashurinë e pashembullt për prijësin e madh të tyre, presidentit Rugova, duke u përshëndetur me të për herë të fundit”, deklaroi Mustafa.

Kreu i LDK’së, tha se me Rugovën lidhet një epokë, ndërkaq, ka përmendur edhe krijimtarinë e tij letrare e çmimet që kishte marrë në këtë fushë.

“Presidenti Rugova ishte prijësi me të cilin lidhet një epokë, epoka e pavarësisë”, shtoi ai.

Mustafa ka folur edhe për jetën e veprimtarinë e ish-presidentit.

“Rugova dhe bashkëpunëtorët e tij punuan për pavarësinë e Kosovës, që më vonë do t’i bashkohej mbarë populli i Kosvës. Rugova u shndërrua nga prijësi kulturor në prijës politik nacional.”

Mustafa foli për kohën kur Rugova u zgjodh president, duke përmendur edhe sukseset e atëhershme në zgjedhje.

Ai kujtoi edhe disa udhëtime gjatë kohës kur Mustafa ishte ministër në qeverinë në ekzil e për një dhuratë që mbante për t’ia dhënë ish’presidentit amerikan.

“Ai fliste me admirim për qëndresën e shqiptarëve në Kosovë, për shpirtin e tyre ndërmarrës, për studentët, për arsimtarët që punonin në shkolla e shtëpi private, për mjekët. Ai ishte i mbushur me besim e shpresë që do t’I dalim në krye. Në xhep mbante një Kristal të Trepçës të mbështjellë me një letër të thjeshtë për t’ia dhënë presidentit të Shteteve të Bashkuara për t’ia dhënë si shenjë për Kosovën. Me qetësi thoshte se me këtë vend kemi mbjellë shpresat tona, kam besimin e plotë se Amerika do të na përkrahë dhe do të na përkrah që ta bëjë shtetin tonë. Ndodhi ashtu si thoshte presidenti jonë”, deklaroi ai.

Sipas Mustafës, LDK edhe më tutje po punon për t’i realizuar prioritetet që kishte parashikuar Rugova.

“LDK po punon që t’i realizon prioritetet e saj që o kishte parashikuar presidenti historik Ibrahim Rugova. LDK mbetet besnike e fuqizimit e partneritetit e miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore”, shtoi ai.

Sipas të parit të LDK’së, kjo është alternativë e vetme dhe si e tillë shihej edhe nga vetë presidenti Rugova.

Akademia përkujtimore për Ibrahim Rugovën 

Lidhja Demokratike e Kosovës po mban akademi përkujtimore në 13-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat