Lutfi Haziri: Taksa do të hiqet, Qeveria do të bie

Aktuale

Lutfi Haziri: Taksa do të hiqet, Qeveria do të bie

Më: 21 janar 2019 Në ora: 12:44
Lutfi Haziri

"Ka me u shkri bora dikur". Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kur u pyet rreth mundësisë, se a më parë do të hiqet taksa apo do të bie Qeveria Haradinaj. Por, opozita shprehet e bindur se edhe taksa, e edhe rrëzimi i qeverisë, do të ndodhin shumë shpejt.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është shprehur i bindur se një gjë e tillë do të ndodh, e sa i përket taksës ai thotë se më shumë është suspendim e jo heqje.

Haziri: Taksa do të hiqet, Qeveria do të bie

“Edhe do të hiqet taksa edhe do të bjen qeveria. Të dyja bashkë. Nuk ka të bëjë taksa, ka të bëjë me suspendim jo me heqje, por është qëndrim i partnerit më të madh strategjik me cilat kanë marrëdhënie special dhe të veçanta. Zaten ata po e ruajnë këtë Republikë, zaten ata po e ruajnë atë Republikë. Kështu që duhet me u sill dinjitetshëm me mikun gjithmonë”, tha ai për KosovaPress.

Haziri ka thënë se buxheti do të jetë procesi i parë që do të rrezikojë Qeverinë Haradinaj.

Haziri: Buxheti është procesi i parë që do ta rrezikon ramjen e qeverisë

“Taksa do të suspendohet, qeveria do të bjen, përfundimisht... Është në tajmingun, ka hyrë në një tajming definitivisht jashtëzakonisht interesant, i cili e rrezikon jo për shkak të kushteve të kushteve “të buta”, që PSD  i ka vendos për buxhetin. Buxheti është procesi i parë që do ta rrezikon rënien e Qeverisë”, ka përfunduar Haziri.                                                     

Më 21 nëntor, Qeveria e Kosovës mori vendim që mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina t’iu vihet taksa 100 %. Mirëpo, ka pasur kërkesa të shumta edhe nga zyrtarë të BE-së që të shfuqizohet ky vendim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat