Haradinaj në Ferronikel: Investitorët e kanë partner Qeverinë - Bota Sot
Haradinaj në Ferronikel: Investitorët e kanë partner Qeverinë

Aktuale

Haradinaj në Ferronikel: Investitorët e kanë partner Qeverinë

Më: 21 janar 2019 Në ora: 13:08
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një vizitë sot në ndërmarrjen Ferronikeli në Drenas.

Haradinaj ka thënë se si eksportuesi më i madh në Kosovë, kjo ndërmarrje meriton vëmendjen e Qeverisë në mënyrë që të tejkalohen të gjitha vështirësisë.

Kryeministri  ka premtuar përkrahje duke thënë se investitorët në Kosovë e kanë partner Qeverinë.

Haradinaj: Investitorët në Kosovë nuk janë vetëm

“Ferronikeli është prodhues i madh dhe eksportues i madh.  Është një investim me rendësi për Kosovën.. janë disa vështirësi që do ti kalojmë bashkë,. janë 800 punësuar të rregullt dhe është interes i yni që vështirësitë që i kemi t’i tejkalojmë bashkë. Njëkohësisht është ta çojmë porosinë  që investitorët në Kosovë kanë partnerë nuk janë  dhe besoj prej këtu do ta dërgojmë këtë porosi për të gjithë investitorët potencialë të tjerë”, tha Haradinaj.

Ndërsa aksionari kryesor i Ferronikelit, Samir Mane, ka kërkuar bashkëpunim më të madh me qeverinë lokale dhe atë qendrore.

Ai e ka njoftuar kryeministrin e vendit për ecurinë e rivendosjes së prodhimi të kësaj fabrike përgjatë këtyre muajve,  mundësinë e rritjes së kapaciteteve prodhuese dhe për planin e ardhshëm operacional.

Mane: Kërkojmë bashkëpunim më të madh me Qeverinë

“I kam treguar ecurinë e këtyre muajve që ne e kemi marrë fabrikën në pronësi  dhe planet e të ardhmes për të rikuperuar më tepër dhe bashkëpunim më të madh, jo vetëm me Qeverinë lokale siç kemi folur me kryetarin e komunës por edhe me qeverinë qendrore aty ku mund të gjejmë pika bashkëpunimi”, tha Mane.

Ferronikeli është eksportuesi dhe punëdhënësi më i madh privat në vend, me rreth 800 punëtorë dhe 400 kontraktorë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...