Dështon mbledhja e Komisionit për Arsim

Aktuale

Dështon mbledhja e Komisionit për Arsim

Më: 21 janar 2019 Në ora: 13:37
Komisioni për Arsim

Mbledhja e Komisionit për Arsim ka dështuar të mbahet për mungesë të kourumit.

Në rend të ditës së këtij komisioni ka qenë miratimi i raportit të punës së Komisionit për vitin 2018 dhe shqyrtimi i Planit të punës për vitin 2019.

Kryetari i komisionit, Ismail Kurteshi, ka thënë se në vazhdimësi ky komision është përballur me mungesë të kourumit.

"Nuk ka kourum, gjë që po ndodh disa herë në komisionin e Arsimit dhe nuk është mirë që po ndodh. Ky problem e ka përcjell komisionin e Arsimit në sesionin vjeshtor dje në këtë sesion njëjtë po fillojmë", tha ai. Në këtë mbledhje morën pjesë deputetët Ismajl Kurteshi, Arbërie Nagavci, Teuta Haxhiu, Albulena Balaj dhe Müfera Srbica - Şinik. Ndërkohë që munguan Driton Caushi, Valentina Bunjaku, Fidan Rekaliu, Abdyl Salihu dhe Verica Ćeranić. Anëtarët e Komisionit vendosën që mbledhja e ardhshme do të mbahet me 28 janar në ora 14:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat