Fotografi të rralla, qindra e mijëra qytetarë në ceremoninë e varrimit të Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova

Aktuale

Fotografi të rralla, qindra e mijëra qytetarë në ceremoninë e varrimit të Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova

Nga: Bota sot Më: 21 janar 2019 Në ora: 14:29
Garda e ish Shërbimit policor të Kosovës dhe ushtarë të TMK-së, duke përcjellë arkivolin me trupin e Presidentit Rugova dhe përballë tyre qindra e mijëra qytetarë

21 janari, dita kur Kosova humbi presidentin e saj historik, dr. Ibrahim Rugovën, po shënohet në mënyra të ndryshme, me homazhe e akademi përkujtimore. Në trembëdhjetë vjetorin e vdekjes së Presidentit Rugova, gazeta “Bota sot”, enkas për lexuesit e saj, sjellë fotografi nga dita e vdekjes më 21 janar deri në ditën e varrimit të Presidentit më 26 janar të vitit 2006.

Qindra e mijëra qytetarë të Kosovës, përgjatë 5 ditëve bënë homazhe pranë arkivolit të Presidentit Rugova. I ftohti i janarit nuk paraqiste ndonjë pengesë. Ata donin të përshëndeteshin për herë të fundit me Ibrahim Rugovën, babain e pavarësisë së Kosovës.

Image
Ceremonia e varrimit të Presidentit Rugova. Nga e djathta, Kryetari i BIK-ut Naim Tërnava, dhe personalitete të tjera nga jeta fetare në Kosovë duke bërë lutje pranë varrit të Presidentit

Këto fotografi, tregojnë se nuk do të lindet një lider tjetër si Presidenti Rugova.

Image
Policia e Kosovës duke bartur arkivolin e Presidentit Ibrahim Rugova
Image
Ish Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, duke u nënshkruar në librin e zisë me rastin e vdekjes së Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova
Image
Njëri prej mijëra qytetarëve që prisnin në rend për të bërë homazhe para arkivolit të Presidentit, mbante në duar fotografinë ku shihet presidenti Rugova duke biseduar me ish Presidentin e SHBA-së, mikun e madh të shqiptarëve, Bill Klinton
Image
Qytetarë të shumtë me fytyra të pikëlluara prisnin në rend për t`u takuar për herë të fundit me Presidentin historik dr. Ibrahim Rugova
Image
Garda e TMK-së pranë Arkivolit të Presidentit Rugova në hollin e Kuvendit të Kosovës
Image
Mijëra qytetarë të mbledhur para shtëpisë së Presidentit Rugova, tek rezidenca presidenciale në Velani
Image
Një i moshuar duke bërë homazhe pranë arkivolit të Presidentit Rugova në hollin e Kuvendit të Kosovës
Image
Një qytetarë i Kosovës mbanë në duar gazetën Kombëtare “Bota sot”, e cila si kryeartikull kishte lajmin e hidhur për vdekjen e Presidentit
Image
Gruaja e Presidentit Rugova, zonja Fane Rugova, pranë arkivolit në hollin e Kuvendit të Kosovës
Image
Nënkryetarja e LDK-së( tashmë e ndjera) Nekibe Kelmendi, duke u përkulur para arkivolit të Presidentit Rugova
Image
Temperatura deri në -15 gradë celsius nuk iu pengonte dhjetëra mijëra qytetarëve të Kosovës të cilët prisnin në rend për homazhe te trupi i pajetë i Presidentit, sikurse është edhe fëmija i cili shihet në mesin e turmës së madhe të njerëzve
Image
Dy qytetarë, të pikëlluar me lajmin për vdekjen e Presidentit, kanë vënë në murin e shtëpisë fotografinë e tij
Image
Turmë njerëzish përpara Kuvendit duke pritur për homazhe
Image
Kortezhi mortor i Presidentit Rugova, i shoqëruar nga qindra mijëra qytetarë
Image
Qytetarë të shumtë duke përcjellë presidentin Rugova për në banesën e fundit, tek varrezat e dëshmorëve në Velani
Image
Garda e ish Shërbimit policor të Kosovës dhe ushtarë të TMK-së, duke përcjellë arkivolin me trupin e Presidentit Rugova dhe përballë tyre qindra e mijëra qytetarë
Image
Qytetarë duke mbajtur në duar fotografinë e Presidentit Rugova
Image
Qytetarë duke mbajtur në duar fotografinë e Presidentit Rugova
Image
Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Akademik Nexhat Daci duke mbajtur fjalim para deputetëve të Kuvendit, në akademinë kushtuar Presidentit Rugova
Image
Qytetarë duke mbajtur në duar fotografinë e Presidentit Rugova, ndërsa prisnin në rend për homazhe
Image
Arkivoli i Presidentit Rugova në sallën e kuqe të Pallatit të rinisë në Prishtinë
Image
Njëri qytetar i alivanosur, nuk ka mundur t`i bëj ballë të ftohtit gjatë pritjes së gjatë për homazhe
Image
Motoja e Presidentit Rugova “Liri, pavarësi, demokraci” ishte e pranishme në çdo hap që ai bënte
Image
Fotografi e Presidentit Rugova në mesin e qindra njerëzve që kishin ardhur për ta nderuar me homazhe
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat